Profil i Presidentit të sapozgjedhur të Turqisë-
Recep Tayyip Erdogan është zgjedhur si Presidenti i parë i Republikës Turke i votuar drejpërsëdrejt nga populli.
Pas triumfit të zotit Erdogan, analistët perëndimor kanë nisur të bëjnë një prognozë se si do të jetë presidenca e “njeriut të fortë” të Truqisë, i cili është protagonisti numër një i politikës që nga viti 2002 duke i mundur disa herë radhazi në zgjedhje kundërshtarët e tij. Gazeta “Le Monde theksonte se ka gjasa që presidenca e zotit Erdogan nuk do të jetë një model alla francez, si ai i Hollande por ka gjasa që t’i afrohet modelit të Putin. Por kjo është një paragjykim i pastër, pasi modeli i ri presidencial ende nuk ka nisur dhe është në ditët e para të jetës.
Recep Tayyip Erdogan, kreu i AKP-së(Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim), arriti të marrë 51,9% të votave duke u shpallur kryetar i shtetit që në raundin e parë.
Deklarata e parë e Presidentit të ri të Turqisë ka qenë: “Dua të nis një periudhë të re të pajtimit social”. Kështu tha zoti Erdogan duke folur para përpkrahësve që ishin mbledhur në selinë qendrore të AKP-së.
“Sot nuk ka fituar zgjedhjet Recep Tayyip Erdogan por ka qenë vullneti i veprimeve, ka qenë demokracia që ka fituar. Sot ka fituar ‘Turqia e Re, t’i themi mjaft kulturës së konfliktit”, ka deklaruar i sapozgjedhuri në krye të shtetit të fuqishëm turk.
Ngritja e “njeriut të fortë” të Ankarasë
Tre herë Kryeministër i Turqisë, ai tashmë duhet të japë dorëheqjen nga ky post dhe duhet të emërojë kreun e ri të qeverisë.
Erdogan, 60 vjeç, me origjinë sociale nga periferia popullore e Stambollit është kryeministër që prej 12 vjetëve.
Në vitin 1994 Recep Tayyip Erdogan u zgjodh kryetar i Bashkisë së Stambollit. Që atëherë kemi të bëjmë me një Erdogan të një retorike politike “muskulore”.
“Demokracia është si një tramvaj, kur mbërrin në destinacion mund të zbresësh ku të duash”, është një deklaratë e njohur e tij e shumë komentuar nga mediat.
Në vitin 2001 themelon partinë AKP dhe fiton menjëherë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, duke u bërë Kryeministër. E gjen vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale, por në mënyrë të shkathët ndërmerr reforma ekonomike europiane dhe përkrah aderimin e Turqisë në Bashkimin Europian.
Merr mbështetjen e Brukselit në përplasjen e pushtetit me ushtarakët e lartë(ku dhjetëra përfundojnë në burg) dhe fiton. Më pas i jep jetë një politikë të jashtme e definuar nga analistët si “neo-otomane”.
AKP fiton zgjedhjet parlamentare të 2007-s dhe 2011-s.
Të dielën pas fitores Erdogan është falur në Stamboll në xhaminë e Eyup Sultanit. Kjo xhami është ndërtuar me kërkesën dhe dëshirën e Sulltan Mehmetit II, i famshëm për pushtimin e Kostandinopojës. Ajo xhami është e njohur pasi atje faleshin sulltanët menjëherë sapo merrnin fronin ndër shekuj.
Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonata dhe simite, Erdogani ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë. Në ndryshim nga protagonistët e tjerë politikë të Turqisë moderne, karriera politike e tij nuk i detyrohet as militimit në partinë trashëgimtare të ideologjisë kemaliste të Ataturkut, as punësimit në burokraci.
Në sytë e turqve, Erdogan nuk i ka ndyer duart duke bashkëpunuar me sistemin shtetëror të korruptuar, që bile e ka burgosur për idetë e tij dhe e ka pezulluar nga aktiviteti publik. Tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit, është edhe mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë nëqoftëse shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.
Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh militomi në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994. Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh pse ka përballuar me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan, megjithëse ka tentuar edhe që të ndalojë shitjen e pijeve alkoolike në vendet publike. Ka mundësi, diplomimi i tij në menaxhim biznesi ka rezultuar i dobishëm për të shëndoshur financat e një prej qyteteve më kaotike dhe të mbipopulluara në botë dhe lufta e tij kundër korrupsionit i ka garantuar mbështetjen e klasave popullore, në pjesën më të madhe të fesë islamike dhe të biznesit të vogël, i lodhur nga keqqeverisja.
I huaj për establishmentin turk, europeist, por megjithatë mysliman, luftarak, por i hapur ndaj kompromisit në emër të së mirës të përbashkët: nëqoftëse Ataturku ka qenë babai i Turqisë moderne, Erdogani është portreti i Turqisë bashkëkohore, i aftë në të njëjtën kohë që të shikojë nga bota islamike dhe të ruajë aleancat strategjike më të rëndësishme.
Në fakt, në nivel ndërkombëtar, synimet e Turqisë janë përqendruar në shumë fronte. Tradicionalisht, Turqia portretizohej si një vend i afërt me Perëndimin. Megjithatë, kohët e fundit, vendi duket se po largohet nga brigjet perëndimore për të shikuar nga Lindja. Procesi i gjatë dhe i lodhshëm në Bashkimin Europian, i nisur në tetor të 2005 dhe i avancuar me vendosmërinë e Erdoganit, duket akoma larg nga një zgjidhje e mundshme. Kërkesat e Bashkimit Europian janë bërë gjithnjë e më të forta dhe vetë popullsia turke është bërë e pakënaqur ndaj një projekti që e kishte mbështetur me shumë entuziazëm.
Tani që Turqia, për t’iu shmangur standardeve europiane, ka arritur ta reduktojë rolin e ushtarakëve dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të përmirësojë paraqitjet e ekonomisë kombëtare dhe po impenjohet për të reformuar Kushtetutën, banorët e saj duken më pak të interesuara ndaj fateve të kësaj “fejese të përjetshme” me Europën dhe janë të gatshëm të shikojnë tjetërkund. I njëjti Erdogan që, për largpamësi politike apo për oportunizëm, vazhdon që të mbështesë shpirtin evropian të Turqisë, në vitet e fundit ka filluar që të dizenjojë një profil të ndryshëm të politikës së jashtme turke.
Slogani është gjithmonë ai “asnjë problem me fqinjët”, por ideologjia nuk është më ajo ekskluzivisht europeiste e Ali Babaxhanit, por ajo e neo-osmanizmit e mbështetur nga ministri i Jashtëm, Ahmet Davotoglu, i emëruar më 1 maj të 2009. Sipas mendimit të tij, tani që Lufta e Ftohtë ka mbaruar, Turqia ka mundësinë që të luajë një rol ndërkombëtar të dorës së parë falë profilit gjeografik të saj si urë midis Europës dhe Azisë, atë kulturor si shtet mysliman laik dhe atë politik si shtet demokratik. Me pak fjalë, megjithëse Turqia mbetet një aleate e Shteteve të Bashkuara dhe një anëtar aspirues i Komunitetit Europian, ajo ka nisur t’i ripërcaktojë në mënyrë autonome interesat e saj, në disa raste duke u shkëputur nga mbështetja amerikane dhe europiane.
Ballkani
Një tjetër pikë e rëndësishme e politikës së jashtme turke është interesi për Ballkanin. Faktikisht, në periudhën e fundit kontaktet dhe marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe vendeve ballkanike, në të kaluarën në orbitën e Perandorisë Otomane, janë intensifikuar. Objektivi është ai i një bashkëpunimi strategjik, sidomos në fushën ekonomike dhe të një forcimi të stabilitetit rajonal. Ky proces i futjes së Turqisë në Ballkan e ka pasur fillimin me dështimin e samitit të Butmirit, një takim lidhur me reformat kushtetuese të organizuar më 9 tetor 2009 nga amerikanë dhe europianë. Në emër të një bashkësie historike (e kaluara otomane) dhe fetare (islami) Turqia, së bashku me Rusinë, paraqitet si partner i mundshëm për një rilançim të rajonit, i braktisur nga Europa dhe nga vendet fqinje të Mesdheut.
/Shqiptarja.com