Kryeministri Recep Tayyip Erdogan, i zgjedhur dje president i Turqisë, ku zhvillohen për herë të parë presidenciale me votim popullor, dha një mesazh bashkimi duke deklaruar se kërkon të hapë një epokë të re, në një vend shumë të përçarë.
"Ne sot mbyllim një epokë dhe hyjmë në një tjetër", tha Erdogani gjatë fjalimit të mbajtur para mijëra përkrahësish të mbledhur në Ankara, duke premtuar "të bëhet presidenti i 77 milionë turqve duke haruar mosmarrëveshjet e më parshme".
Kreu i shtetit, që drejton vendin që pre vitit 2003, premtoi zhvillimin e një procesi të ri bashkimi social mes bashkatdhetarëve të tij, që ai i falenderoi pa dallim për pjesëmarrjen në votim.
Sikurse edhe sondazhet sugjeronin, njeriu i pushtetshëm i vendit kaloi dy rivalët e tij që në raundin e parë duke marrë 52 për qind të votave, një rezultat ky zhgënjyes për pritshmëritë e kampit të tij dhe të disa sondazheve./ATSH/
/Shqiptarja.com