"Ka dy momente ose këtyre familjeve duhet t’u ndërpritet energjia elektrike për arsye të mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik ose mund t’u krijohet mundësia për furnizimin me energji elektrike mbi bazën e një faturimi afrofe, por mundësisht të jetë një faturim që të jetë sa më afër realitetit. Dhe në këtë kuadër enti rregullator ka vendosur një detyrë shumë të rëndësishme përpara kompanisë CEZ që duhet që brenda një periudhe kohore prej një viti e gjysëm duhet të kompletojë të gjithë familjarët me matësat e energjisë elektrike." u shpreh Petrit Ahmeti, Kryetar i ERE.
Liberalizimi i tregut dhe veccanërisht i tensionit të mesëm ishte një pikë tjetër, nga ku kreu i ERE- deklaroi se qytetari shqiptar është i lirë të zgjedhë se ku do ta marrë energjinë elektrike.
"Çdo konsumator në Republikën e Shqipërisë është konsumator që ka të drejtë të zgjedhjë furnizuesin e tij. Por që të krijohet mundësia për implementimin e këtij mekanizmi duhet që ERE të marrë disa masa ose edhe vetë sistemi elektro-energjitik shqiptar që ta lehtësojë që ta bëjë sa më të zbatueshëm këtë element." tha Petrit Ahmeti
Ahmeti pohoi se vendi ka nevojë për investime në sistemin e matjes së energjisë si dhe në hapjen e tregut ndaj formave të tjera të prodhimit të elektricitetit, meqenëse në vend ka veccse prodhim hidrik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)