ERE: CEZ do menaxhohet nga
një administrator shtetëro
Enti Rregullator i Energjisë vendos procedurat e emërimit të administratorit publik për vijimin e punës në kompaninë energjetike çeke që operon në Shqipëri, CEZ-Shpërndarje. Administratori do të paguhet nga CEZ. Do të jetë një person me eksperiencë dhe të mos ketë konflikt interesi.
TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë vendos procedurat e emërimit të administratorit publik për vijimin e punës në kompaninë energjetike çeke që operon në Shqipëri, nëse kompanisë CEZ-Shpërndarje i hiqet licenca .
Bordi i ERE vendosi që nëse CEZ ikën nga Shqipëria administrimi do të bëhet nga shteti deri në ardhjen e një kompanie tjetër.
Procedurat nisin para marrjes së vendimit pro apo kundër largimit të kompanisë çeke në mënyrë që të mos krijohen probleme me furnizimin e energjisë nëse vendoset heqja e licencës.
"Neni 18 i rregullores jep arsyen si do administrohet nëse do të merret masa e fundit për komapninë e shpërndrarjes siç është heqja e licencës."- tha Sokol Ramadani, kryetari i ERE-s.
Administratori i ri do të garantojë më tej vijimin e punës së kësaj kompanie. Ai do të shërbejë si komisar i dërguar nga qeveria për të realizuar kalimimin e pronësisë nga CEZ tek shtetit, i cili aktualisht ka 26 % të aksioneve.
Burime nga shoqëria çeke bëjnë të ditur se ndërmarrja mund të ndahet në 2 nënndëmarrje, një për shpërndarjen e energjisë dhe një për atë të pronave që CEZ ka blerë në Shqipëri. Administratori do të sigurojë mbarëvajtjen në shpërndarjen e energjisë tek konsumatorët si dhe do ketë raportime periodike pranë ERE-s.
KRITERET PER ADMINISTRATORINERE do të publikojë vendin vakant në gazetat kryesore. Administratori do të jetë një person me eksperiencë, të mos ketë konflikt interesi dhe paga e tij do paguhet nga CEZ.
Më herët drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi ka bërë publike në media se nëse vendoset heqja e licencës për CEZ-it do të garantohet furnizimi me energji për konsumatorët.
Administratori është kusht i përkohshëm të vazhdojë funksioni i rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.
Pas datës 20 janar ERE do të marrë vendim ndaj CEZ në lidhje me dy licencat që ka sot kompania çeke, atë të shpërndarjes dhe atë të përdorimit të aseteve për transmetimin e energjisë, procedurat e së cilës nisën në nëntor të vitit 2012, pasi u konstatua performancë jo pozitive e saj në tregun energjetik shqiptar.
Redaksia Online(Gre.M/sg/ Shqipatarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2506
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG
26 Nëntor, 10:21
-
PD do të bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale! Organizatorët do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale
26 Nëntor, 10:14
-
Detaje të reja nga 'Masakra e Dobraçit', arrestohet personi që kishte vjedhur 'Range Rover-in'! U mbajt e fshehtë nga policia për zbardhjen e vrasjes, nuk pranon të japë deklarime
26 Nëntor, 10:07
-
'Gërdeci' në GJKKO, Mediu flet pas seancës: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i fimosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltar i kryeministrit dhe presidentit
26 Nëntor, 10:02
-
Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres
26 Nëntor, 09:50
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18