TIRANE - Çmimi i ri i energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2015 për të gjithë konsumatorët familjarë do të jetë 9.5 lekë për kilovat në orë. Aktualisht çmimi i energjisë për familjarët është i përshkallëzuar me dy nivele, ku 300 kilovatët e para paguhen me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli, blihet me 12.5 lekë. Çmimi i ri i energjisë u zyrtarizua në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë gjatë kësaj të premteje, ku u vendos edhe për heqjen e fashës mbrojtëse.
“Aplikimi i tarifës me dy blloqe ka rritur abuzimin nga ana e kompanisë duke çuar në rritjen e numrit të ankesave nga familjarët. Vendimi i sotëm i ERE-s përcakton që çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë duke filluar nga data 1 janar 2015 do të jetë 9.5 lekë për kilovat orë. Nga ana e ERE-s u bënë të gjitha përpjekjet për të vendosur ekuilibrat më të arsyeshme dhe të reflektohen zgjidhjet më optimale në mënyrë që çmimet dhe tarifat e reja për vitin 2015 të sigurojnë mbrojtjen e konsumatorit”, u shpreh kreu i ERE-es, Petrit Ahmeti.
/Shqiptarja.com

VIDEO