Shiu pushton Shqipërinë, uji vërshon mbi rrugë, shembet ura në Delvinë, pezullohet lundrimi në Vlorë (VD-Situata)

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu nga veriu në jug, ndërsa uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar probleme të shumta. Në Delvinë është shembur ura e fshatit Van duke bllokuar të gjithë banorët. Trageti linjës Vlorë-Brindisi nuk do të jetë sërish në kalatë sot, pasi për shkak të motit të keq sipas njoftimit nuk do të niset. Si pasojë e kushteve të motit nisja nga Italia është shtyrë për në mbrëmjen e sotme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijë në Vlorë në orën 07:30. 

Ndërkohë që tragetet e linjës Bari-Durrës nuk kanë mbërritur në portin e Durrësit sot në mëngjes. Të dy tragetet nuk arritën të niseshin mbrëmë nga porti i Barit për shkak të motit të keq me një det me forcë 8 ballë. Tragetet janë nisur sot në mëngjes nga Bari dhe pritet të mbërrijnë në Durrës pas orës 14:30.  Ndërsa tragetet e konteinerëve që lundrojnë nga Trieste dhe Ankona në drejtim të Durrësit për shkak të motit të keq kanë ndaluar në portet kroate dhe do të lundrojnë në drejtim të Durrësit kur moti të përmirësohet.

Në Kukës prefekti Zenel Kucana është shprehur se situata është normale, pasi ka vetëm disa rënie gurësh dhe dherash në rrugën Kukes-Shishtavec, Bajram Curr-Valbone dhe Bajram Curr-Lekbibaj. Megjithatë shiu është një lajm i mirë për Kukësin për situatën hidrike pasi pritet rritja e prurjeve në liqenin e Fierzës nga lumenjtë. Fierza për shkak të thatësirës së tejzgjatur është në nivelin 272 m.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
E frikshme në Delvinë/ Furgoni me 4 pasagjerë rrezikoi të binte në lumë, i ngecin gomat mbi urë


Një automjet ka rrezikuar të bjerë në një prej urave në Lumin Kalasë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku si pasojë e shirave të shumta në një prej urave që lidhin fshatrat Kalasë dhe Tatzat me qytetet e Sarandës dhe Delvinës ka pësuar dëmtime. Automjeti në të cilin udhëtonin 4 pasagjerë fatmirësisht ka ngecuar në pjesën e betonit të urës dhe pasagjerët kanë dalë shëndoshë e mirë nga aty.
 

Ora 17:40
Prej dy ditësh pa energji elektrike, Thethit i bllokohet edhe rruga! Shembet pas reshjeve masivi shkëmbor

Reshjet e dendura të shiut që kanë 'pushtuar Shqipërinë ditën e sotme, kanë sjellur probleme edhe në Theth. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se rruga që lidh Thethin me Shkodrën është e bllokuar për shkak se shirat kanë krijuar rrëshqitje dherash dhe gurësh nga faqja e malit.

Ndërkohë Report TV, ka siguruar edhe një video të dërguar nga një banorë i zonës, Petrit Shpella ku duket se rruga pranë zonës së quajtur Prroj Shllinzave është e bllokuar tërësisht nga rrëshqitja e masiveve shkëmbore.

Po kështu moti i keq në Theth ka krijuar edhe probleme me energjinë elektrike, ku prej dy ditësh zona është pa drita.

Ora 13:02
Moti i keq/ IGJEUM: Rriten prurjet e reshjeve në liqenin e Shkodrës dhe kaskadën e lumit Drin! Zonat që rrezikohen (HARTA)

1570167337_moti.jpg

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar qytetarët lidhur me vazhdimësinë e reshjeve të shiut. IGJEUM njofton se reshje intensive në Shkodër dhe Kukës dhe reshje mesatare në Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

REAGIMI I PLOTË I IGJEUM
Sot pasdite (e hënë dt.04) dhe nesër (e martë dt.05) priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Intensiteti i reshjeve në qarqet Shkodër dhe Kukës do të vijë duke u rritur gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme. Reshjet do të të shoqërohen me shtrëngata vetëm në këto dy qarqe.

Rreziku nga përmbytjet
--------------------------------------
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e hënë, dt.04) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të ketë nivele të larta të ujit dhe me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditët e javës në vazhdim. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të rriten NË FUNDJAVË për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve ne te gjithë lumenjtë kryesorë por nuk ka paralajmerim për përmbytje lumore.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C
në vendet e ulëta: 14 / 23 °C
në vendet malore: 8 / 17 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë dt.04) dhe nesër (e martë dt.05) era pritet të fryjë e lehte deri mesatare, por do të ketë forcime të saj, sidomos në bregdet.

Harta e plotë e situatës meteorologjike në vend
Ora 10:09
Reshjet e shiu vërshojnë në rrugët e Kukësit, përmbytje në disa zona (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët e qytetit të Kukësit. Uji ka vërshuar në rrugët e amortizuara për shkak të degradimit nga mungesa e investimeve.

Ora 10:07
Moti i keq në Sarandë/ Anijet e peshkimit pezullojnë lundrimin në det (VIDEO)

Moti i keq i cili ka përfshirë të gjithë vendin ka sjellë përkeqësim të situatës në detin Jon duke bërë që në Sarandë anijet e peshkimit të mos dalin në det për shkak të kohës së keqe. Ndërsa linja Korfuz- Sarandë ka nisur lundrimin. Instensiteti i dallgëve është 4-5 ballë ndërsa shpetësia e erës është 35 km/h.

Ora 09:10
Trafik i rënduar në Tiranë nga reshjet e shiut (VIDEO)

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm probleme me qarkullimin ka pasur edhe në Tiranë, pasi është krijuar trafik. Por situata është qetësuar, pasi reshjet nuk kanë qenë intensive.

Ora 09:00
Probleme nga reshjet edhe në Lezhë dhe Kurbin, nuk ka as drita (VIDEO)

Ne Lezhe dhe Kurbin ka pasur reshje gjatë gjithë natës, por pa paraqitur probleme serioze. Në Fushë Mamurras ka probleme tek mbikalimi, pasi ka prezencë uji në rrugë. Në qytet nuk kanë pasur energji elektrike gjatë gjithë natës. 

Ora 08:55
Përroi del nga shtrati, izolohet një lagje në Lazarat, një tjetër në rrezik (VIDEO)

Në Gjirokastër përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati në Lazarat. Emergjencat Civile janë në terren, ndërsa drejtori Fatri Brahimi shprehet për Report Tv se po punohet për normalizimin e kalimit të mjeteve dhe kalimtarëve. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se është izoluar lagja Lënxat, ndërsa në rrezik është edhe Kordhoca. "Po shikojmë situatën dhe do të ndërhyjmë shpejt, u kemi thirrje edhe Emergjencave Civile, problem ka vetëm në Lazarat. Viroi për momentin nuk ka probleme" tha kryetari i bashkisë Flamur Golemi.

Ora 08:49
Erë dhe reshje të dendura/ Uji vërshon mbi rrugët e Durrësit (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit. Report Tv sjell pamjet në zonën pranë stadiumit të futbollit "Niko Dovana". Pas disa orësh reshjet janë pakësuar dhe situata është normalizuar.

Ora 08:49
Shembet ura në Delvinë nga reshjet e shiut, banori për Report Tv: U izoluam (VIDEO)

Në Delvinë është shembur njëra këmbë e urës së Vanës mbi lumin Kalasë duke izoluar banorët. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Fshati Van që është totalisht i izoluar ka edhe disa biznese. Njëri prej banorëve u shpreh për Report Tv se nuk kanë as ujë. "Kjo punë vajti 2-3 vite, u bë nga ushtria parvjet dhe u vendos 30 cm beton. Ajo ishte në ajër kur erdhi lumi, ne jemi të izoluar, ujë nuk kemi. Do të mbetemi nëse nuk merren masat" tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 04/11/2019 10:50

    Kjo ashte pona 30 vjecare e politikes ne shqipnin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki