ERE do të ndryshojë tarifat
Ahmeti: Jo pagesës me 2 çmime

ERE do të ndryshojë tarifat<br />Ahmeti: Jo pagesës me 2 çmime
TIRANE-Sipas z. Petrit Ahmeti, kandidat për kryetar të ERE-s, imediate është përmirësimi i treguesve të kompanisë CEZ, i cili ka gjeneruar problematika gjatë punës së tij. Ahmeti deklaron se -“Duhet patjetër që të rritet performanca e Kompanisë CEZ”. Më poshtë do të lexoni intervistën që z. Petrit Ahmeti, dha ekskluzivisht për “Shqiptarja.com”

Ku do të synojë puna e juaj, në se do të zgjidheshit në krye të ERE-s ?
Duhet të fokusohemi në përmirësimin e treguesve të kompanisë CEZ, që gjatë punës së saj ka gjeneruar problematika. Humbjet në sistem, aktualisht janë 50 për qind. E thënë ndryshe nga 100 njësi faturimi, humbin 50 njësi si pasojë e mos pagesave të energjisë. Në këtë kuadër CEZ, duhet të nisë urgjentisht punën për rritjen e performancës.

A keni ju një strategji në lidhje me tregun e energjisë, pra jeni për liberalizim të tij për disa kategori konsumatorësh?
Duhet zhvillim dhe liberalizim i tregut të energjisë. Duhet që konsumatorët industrial të kenë mundësi të zgjedhin furnitorët e tyre me energji elektrike. Aktualisht për disa konsumatorë industrialë ekziston tregu i lirë për energjinë, por duhet edhe më tej liberalizim për të tjerë konsumatorë industrial. Aktualisht janë rreth 14 konsumatorë Industrialë të cilët përfitojnë nga liberalizimi.

Si e shikoni zgjidhjen e ngërçit midis qeverisë dhe CEZ-it ?
Duhet menjëherë që të zgjidhen detyrimet e ndërsjellta që CEZ-i i ka qeverisë por kjo e fundit kompanisë CEZ, të likujdohen. Por kryesorja për konsumatorin është fakti që gjatë këtij viti nuk do të ketë në mënyrë kategorike asnjë ndryshim të çmimit të energjisë. Por njëkohësisht do të ketë një rishikim të strukturës së çmimit të energjisë në kuadër të liberalizimit të tregut. Do të punojmë për mbrojtjen sociale të asaj kategorie konsumatorësh të cilët janë në vështrirësi ekonomike. Këtu mund të sqaroj që të hiqet mënyra e pagesës së energjisë e cila llogarit me 7.7 lekë deri në konsumin 300 kËh, dhe 13.5 lekë kur e kalon këtë kuotë. Ne do të mundohemi që të sigurojmë një çmim mesatar.

Si do të veprohet për zonat informale që nuk janë të pajisura më sahatet matëse të energjisë elektrike ?
Hapat e para ishin faturat aforfe fenomen i cili solli mjaft debate ne media dhe në shoqërinë civile. Pra vendosja e sahateve matës, duhet të jetë si detyrë prioritare në të gjitha zonat ku mungojnë. Edhe në zonat informale pavarësisht statusit që ka prona e pa luajtëshme(shtëpitë), duhet bërë një kontratë provizore me abonentin dhe kjo kontratë i jep mundësi abonentit të furnizohet me energji dhe absolutisht nuk ka asnjë efekt për legalizimin e banesës, gjë që i takon institucioneve të tjera të linjës.

faksimile


Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë