Momenti i shtrëngimit të duarve mes presidentit amerikan Barack Obama dhe liderit kubanez Raul Castro, është konsideruar një moment historik që ilustron dhe konkretizon kthesën e fuqishme të dy vendeve.
Pjesëmarrës në inaugurimin e Samitit të Amerikave në Panama, dy liderët janë takuar shkurtimisht duke shkëmbyer disa batuta.
Në videon e shkurtër të bërë publike nga mediat latino-amerikane shfaqet momenti i komentuar ndërkombëtarisht, ku liderët takohen në prani të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon. Më herët Obama, në një fjalim në inaugurimin e samitit është shprehur se “koha e ndërhyrjes së SHBA-së në Amerikën Latine ka përfunduar”.
“Jam i lumtur që Kuba përfaqësohet së bashku me ne në këtë samit për herë të parë. Ndërsa ju punoni për ndryshimin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ju qëndrojnë afër në çdo hap të kësaj rruge”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com