ERE i le qeverisë së re importet, CEZ
duhet të zgjidhë blerjen e energjisë

ERE i le qeverisë së re importet, CEZ<br />duhet të zgjidhë blerjen e energjisë
TIRANË - Do të jetë qeveria e re, që do të konstituohet këto ditë, ajo që duhet të zgjidhë problemin shumë të mprehtë të sigurimit të energjisë nga importi. Kjo del nga vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka njoftuar operatorin e shpërndarjes CEZ Shpërndarje se duhet të shtyjë për më vonë zhvilimin e tenderit, të parashikuar për ditën e djeshme, ku do të përcaktoheshin burimet e blerjeve të energjisë nga importi për vitin e ardhshëm, me një vlerë të konsiderueshme, prej 80 milionë eurosh, për rreth 1 miliard kilovatorë energji.

Burime zyrtare pranë Entit Rregullator të Energjisë bëjnë të ditur se vendimi për pezullimin e procedurave të tenderit, nëpërmjet të cilit do të sigurohej energjia që CEZ-it i duhet vitin e ardhshëm për mbulimin e humbjeve, kushtëzohet nga procesi i pronësisë mbi kompaninë, që gjithashtu do të varet nga qeveria e re. CEZ Shpërndarje ka një status jopërfundimtar, duke qenë se administrimi i saj iu është ndaluar pronarëve të 75% të aksioneve, CEZ Group me qendër në Pragë, poa kjo kompani mbetet gjithnjë pronare e ligjshme e operatorit të vetëm shqiptar të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Ministrat e qeverisë së re deklaruan pak kohë më parë në konferencën “Shqipëria e gjeneratës tjetër” se energjetika është një ndër emergjencat e para me të cilën do të përballen. Përveç sigurimit të energjisë për dimrin, kabineti Rama duhet të marrë vendime dhe për të ardhmen e kompanisë, si dhe çfarë do të ndodhë me çekët e CEZ.

Largimi i çekëve që privatizuan kompaninë e vetme të shpërndarjes së energjisë u komentua si një shenjë negative për investitorët e huaj, që kërkojnë të investojnë në sektorin e energjisë elektrike, një ndër më problematikët afatgjatë në vend.
Dje, CEZ Shpërndarje pritej të zhvillonte një mega-tender me vlerë rreth 80 milionë euro, të vlefshëm për importin e energjisë elektrike për të gjithë vitin 2014. Kjo praktikë është ndjekur edhe në të kaluarën dhe shërben për të porositur që tani sasinë e nevojshme për vitin që vjen te tregtarët e shumicës në rajon, por është njëkohësisht edhe një mundësi për të marrë pjesë në garë kanë edhe prodhuesit vendas.

Në tenderin e fundit të zhvilluar nga kjo kompani, për të importuar 180 milionë kilovatorë energji elektrike, për shkak të mungesës së konkurrencës, kushteve të vendosura dhe pranimit të çmimeve jashtë niveleve të tregut, humbjet për shtetin arrijnë në 1 milion euro në muaj.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë