TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Enti Rregullator i Energjisë, ERE, miratoi planin e investimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Ekektrike për vitin 2015.
Burime zyrtare të Operatorit të Shpërndarejs së Energjisë Elektrike bënë të ditur për ATSH-në se gjatë këtij viti do të investohen 50 milion dollarë në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Miratimi i planit të investimeve për OSHEE-në nga ana e ERE-s, i hap rrugë nisjes së investimeve, konkretisht për blerjen e matësve të rinj si dhe investimeve në rrjetin elektrik. Sistemi elektrik në vend vuan nga mungesa e gjatë e investimeve në rrjetin e shpërndarjes dhe mbi 80 % të rrjetit është me vjetërsi mbi 35-40 vjeçare./a.gjonaj//a.ke/










