ERE nis procesin e ndryshimit
të tarifave të energjisë elektrike

ERE nis procesin e ndryshimit<br />të tarifave të energjisë elektrike
TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur ditët e fundit për të vendosur rreth tarifave të energjisë për shumicën, që nënkupton tarifat, me të cilat prodhuesi i energjisë KESH ia shet shpërndarësit, CEZ Shpërndarje. Burime nga ERE bëjnë të ditur se vendimi duhet të merret brenda qershorit.

Aktualisht KESH e prodhon energjinë me një kosto prej 0.9 lek/kWh dhe ia shet CEZ-it me një çmim prej 2.2 lekësh. Në vitin 2011 çmimi ishte 1.6 lek dhe më pas u rrit në nivelin e 2.8 lekëve, por në qershor 2012 tarifa u ul sërish. CEZ Group e ka kundërshtuar gjithnjë këtë nivel tarife dhe çmimi i lartë i blerjes së energjisë, sipas saj, ka qenë një ndër arsyet e situatës së saj të vështirë financiare.

Aktualisht grupi çek ndodhet në proces arbitrazhi me shtetin shqiptar, pasi ky i fundit i hoqi licencën në fund të janarit dhe e ka marrë vetë administrimin e kompanisë shpërndarëse.

Në arbitrazh, CEZ do të kërkojë dëmshpërblime për humbjet e krijuara nga investimi në Shqipëri, që vlerësohet në rreth 200 milionë euro. METE, nga ana e saj, vlerëson një dëm 700 milionë euro në importet, mbulimin e humbjeve, mungesën e investimeve, etj.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë