ERE nuk ndryshon tarifat
e energjisë për vitin 2014

ERE nuk ndryshon tarifat<br />e energjisë për vitin 2014
TIRANE-Tarifat e energjisë elektrike duket se nuk do të ndryshojnë për vitin e ardhshëm.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka marrë vendimin, për sa i përket me tarifave të energjisë elektrike, duke bërë të ditur se rishikimi i tyre do të bëhet pas vitit 2014. Nëse do t’iu referohemi tarifave aktuale të ERE-s, çmimi mesatar i energjisë elektrike është 9.53 lekë/kWh.

Çmimet
Tarifat e ndryshme të energjisë elektike janë si më poshtë. Për konsumatorët familjarë, për bllokun e parë deri në 300 kWh, çmimi është 7.7 lekë/kWh. Për sa i përket bllokut të dytë mbi 300 kWh/orë, çmimi rritet në 13.5 lekë/kWh. Për klientët në tensionin e ulët, tarifat variojnë nga 7.6 në 16.1 lekë/kWh. Ndërsa, për klientët të furnizuar në 35 kv, çmimet variojnë nga 8.5 në 9.75 lekë/kWh.

CEZ
Energjia elektrike vazhdon të jetë një problematikë e madhe në Shqipëri, ku pikën kulmore e kishte me heqjen e liçensës së kompanisë çeke të energjisë elektrike “CEZ Shpërndarje”.

Aktualisht kjo komani është në administrim të përkohshëm të ERE-s. Kompania “CEZ Shpërndarje” ka një sërë detyrimesh për të shlyer, si edhe shumë subjekte janë debitorë ndaj saj. Bordi i Komisionerëve të ERE-s në mbledhjen e datës 28.10.2013, shqyrtoi relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Liçencimit dhe e Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë së Çmimeve dhe Tarifave, lidhur me skedulimin e pagesave dhe të planshpenzimeve të shoqërisë “CEZ Shpërndarje” sh.a. (në administrim të përkohshëm).

Në bazë të këtij relacioni është konstatuar se nuk mund të miratohet një planprotokoll që CEZ të mundësojë pagesat zë për zë, përveçse renditje të zërave prioritarë, pa cenuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Shkaku për këtë ka qenë gjëndja e rëndë, në të cilën ndodhet kompania CEZ.

Sipas relacionit, humbjet e CEZ-it arrijnë deri në 45% dhe arkëtimet janë vetëm 78.3%. Ndërkaq, sipas vendimit të marrë nga Bordi i Komisionerëve të ERE-s, kompania CEZ duhet të vazhdojë të sigurojë furnizimin me energji elektrike. Ndërkohë, ERE detyron kompaninë që të vazhdojë të paguajë detyrimin mujor ndaj KESH-it si edhe ndaj OST-së deri në faturën korente.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit