TIRANE - Çmimi i energjisë elektrike që shqiptarët do paguajnë do të mbetet i njëjtë deri në 30 qershor të 2013-tës. Ka qenë ky vendimi i marrë nga bordi drejtues i Entit Rregullator të energjisë elektrike, duke lënë në fuqi çmimin aktual të pandryshuar.
Vendimi ka qenë unanim nga të gjithë anëtarët e bordit, duke rrëzuar kërkesën për rritje që ishte dorëzuar në ERE.
Në këtë mënyrë, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë energjinë me çmimin e përcaktuar në vitin 2011 që shkon në masën 9.3 lekë për kwh.
Kërkesa për rritjen e energjisë ishte paraqitur nga OST, CEZ, KESH, kompanitë që menaxhojnë shpërndarjen e energjisë në vend, ndërsa janë përcaktuar edhe tarifat e prodhimit për disa HEC-e të reja.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com