TIRANE- Insistimi që Qeveria po tregon për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, ka dhënë rezultatet e para që nga dhjetori i vitit që lamë pas. Burime nga Enti Rregullator i Energjisë, thanë sot për “A1 Report” se arkëtimet e energjisë për muajin janar 2014, shënuan një shifër arkëtimesh prej 4 miliardë lekësh, ose 45% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Po ashtu edhe fund ii vitit që lamë pas, pra dhjetori 2013, kapi një shifër arkëtimesh prej 3.8 miliardë lekësh ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të njëjtave burime, kjo shifër ishte 102% më e lartë se sa arkëtimet e një muaji më parë, pra të nëntorit 2013. Ndërkohë, sfidë për taskforcën e qeverisë mësohet se mbetet ulja e humbjeve në rrjet.
Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të sektorit publik në fushën e energjisë. Por dokumenti, i cili përcakton mënyrën se si do të shlyhen borxhet e institucioneve buxhetore për faturat e energjisë, në një kohë të dytë do t’i shtrijë efektet edhe mbi privatët.
Këta të fundit, individë apo biznese debitorë ndaj CEZ-it, nuk do të lejohen të shesin pronat e patundshme, të regjistrojnë automjetet, apo të rinovojnë licencat e tyre, pa paguar më parë detyrimet e energjisë.
Këto masa i janë lënë në kompetencë task-forcës së ngritur për sektorin energjetik, që drejtohet nga zv.kryeministri dhe pritet të marrin fuqi ligjore në një kohë të mëvonshme. Sektori energjetik është i zhytur në një zinxhir masiv borxhesh, që sipas disa vlerësimeve paraprake arrijnë deri në 1 miliard dollarë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com