Kjo është licensa e dytë që ERE i ka dhënë CEZ-it, pas asaj të shpërndarjes. Kjo license skadon më 25 janar 2013, ndërsa ajo e shpërndarjes është më afatgjatë dhe skadon më 25 janar 2038.
Kjo është ndërmarrë pasi ERE duhet të presë afatin 30 ditor që i është dhënë CEZ në dispozicion për t’u animuar vendimi që u dha të premten e kaluar. ERE ,sikurse ka njoftuar më parë, ka nisur procedurat për heqje të licensave, si të shpërndarjes, ashtu edhe të furnizimit publik me pakicë të energjisë elektrike, duke i dhënë 30 ditë afat nga 16 nëntori për të negociuar.
ERE mori në shqyrtim procedurat për heqjen e licensës ndaj CEZ të premten e kaluar, pasi CEZ ndërmori aksionin për ndërprerjen e energjisë ujësjellësave të qyteteve shqiptare që ishin debitorë. Një veprim i tillë u kundërshtua nga qeveria e cila tha se duke ndërprerë energjinë në ujësjellësa,dhe duke lënë banorët pa ujë cënon sigurinë kombëtare.
(sg/shqiptarja.com)