eReja sot celebron arritjen e marreveshjes se bashkepunimit me MG Int

eReja si institucion i parasë elektronike, si pjesëmarrës në tregun financiar, synon të jetë një aktor i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit, të formalizimit të ekonomisë, duke përfshirë segmente të klientëve pa akses në sektorin bankar dhe në edukim financiar, duke filluar nga brezat e rinj e më gjere, nëpërmjet inovacionit, optimizimit të kostove të ofrimit të shërbimeve, si dhe sjelljes së partneritetit me shërbime digjitale të institucionit ndërkombëtar/moneygram int.

Shtimi i shërbimeve të MonenyGram në listën e shërbimeve të pagesave të ofruar nga eReja vjen si vlerë e shtuar, si një nismë e përputhur plotësisht me objektivat e Bankës së Shqipërisë për rritjen e përfshirjes financiare, aksesin në financa dhe edukimin financiar, në funksion të formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë.

Gjithashtu, përtej zhvillimeve vendore, kjo nismë është vlere e shtuar, pasi eReja është partneri i parë ekskluziv dhe sinjifikativ i MoneyGram në Europë, i cili do të ofrojë shërbimin e transfertës new-wallet, duke ardhur kështu më pranë qasjeve digjitale të vendeve më të zhvilluara në botë, në aspektin e digjitalizimit. Kjo marrëveshje eksluzive, për të cilën jemi mbledhur sot, do të jetë një hallkë në zinxhirin e zhvillimeve gjatë procesit të digjitalizimit në Shqipëri e më gjerë.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Leverkusen 'kap për fyti' Romën, e mposht 0-2 dhe prek finalen e Europa League

VIDEO/ Leverkusen 'kap për fyti' Romën, e mposht 0-2 dhe prek finalen e Europa League