Ergys Kaçe: Milanin e kam ëndërr
kam refuzuar Valencian dhe Baselin

Ergys Kaçe: Milanin e kam ëndërr<br />kam refuzuar Valencian dhe Baselin
Zërave të ditëve të fundit në merkato në lidhje me të ardhmen e heroit të kuqezinjve në ndeshjen miqësore ndaj Francës në Elbasan, u ka dhënë përgjigje vetë Ergys Kaçe në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”.

Mesfushori i talentuar që është vendosur në shënjestër të shumë ekipeve rrëfen gjithçka për ofertat që ka marrë, konsultimin me De Biasin, telefonata me Igli Taren, reagimin e PAOK, mesazhet për super golin me Francën, por edhe ekipin e ëndrrave të fëmijërisë.

Mesfushori shprehet se ka pasur oferta nga disa klube në Europë, duke filluar nga Valencia nga kampionati spanjoll i futbollit, në Itali nga Udinese, por edhe nga Baseli në Zvicër. Megjithatë në fund shqiptari shprehet se ka vendosur që të mos lëvizën nga kampionati grek, të paktën deri në 2017.

A mund të më thoni cilat janë klubet që janë interesuar për shërbimet tuaja?
Deri tani më kanë kontaktuar, Udinese, Baseli, Valencia dhe Tranzaspori.

Çfarë përgjigje u keni kthyer ekipeve që janë interesuar?
Unë kam një kontratë me PAOK deri në vitin 2017 dhe dua ta respektoj deri ne fund.
Drejtuesit e PAOK-ut kanë objektivat e tyre..

A iu ka ofruar PAOK një përmirësim të kushteve të kontratës duke parë edhe interesimin e shumë klubeve?
Po

A keni pasur kontakt me trajnerin e Kombëtares, De Biasi këto kohë dhe a u ka sugjeruar ndonjë ekip italian?
Po, kam pasur kontakte dhe ai më ka sugjeruar Udinesen dhe Baselin. Kam pasur kontakt dhe me Igli Taren.

Igli Tare u ka ftuar te Lacio?
Thjesht kam biseduar ai ka një pëlqim për mua por jo për këtë sezon, folëm për një të ardhme...

Si ndiheni pas golit në Elbasan ndaj Francës, cili ka qenë urimi më i bukur?
Ndihem shume mirë. Urimi me i bukur ka qenë nga kushëriri im Mario Makishti që më ka pritur në aeroportin grek me një parullë të madhe ku shkruhej, “Na krenove 10 milionë shqiptarë”.

Çfarë komenti keni për krahasimin e shumë mediave prestigjoze me Zidane?
Për mua është një vlerësim tepër i madh.

A mendoni se Shqipëria do të kualifikohet në Europianin e Francës?
Po, me shpresën te Zoti do të kualifikohemi.

Në të ardhmen në cilin kampion dëshironi që të luani?
Më pëlqen kampionati italian.

Po ndonjë ekip të preferuar keni në Serie A?
Po, ekipi im i preferuar që në moshën 5-vjeçare është Milani.

Besoni që një ditë do të jeni pjesë e Milanit?
Me Zotin para.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet