Erhard Busek: Ndarja e Kosovës
është e papranueshme

BEOGRAD- Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka thënë se ndarja e Kosovës është e papranueshme.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Beograd, Busek është shprehur se megjithëse dikur e kishte propozuar ndarjen e Kosovës, tani vlerësonte se kjo “nuk ka mundësi” sepse ndryshimi i kufijve është i papranueshëm.

“Mendoj se duhet të mësohemi që të jetojmë me realitetin dhe të jemi së bashku”, tha Busek, duke shtuar se “nëse koncentrohemi vetëm në ndarje të vendeve, atëherë ky nuk do të jetë tregim i suksesshëm”, informon europaelire.

 Busek, i cili tash është kryetar i Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, ka theksuar rëndësinë që vendet e Ballkanit të punojnë në përmirësimin e raporteve të ndërsjella dhe të bashkëpunimit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë