Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC

Eridano Cano

Në krye të SASPAC (Agjencise së Koordinimit të Ndihmës së Huaj) që monitoron fondet e BE-së do të jetë Eridana Çano.

Burime për Report tv bëjnë me dije se kryeministri Rama ia ka besuar Çanos këtë post, pas shkarkimit të Jona Sulit më 30 Korrik, e cila mbajti këtë detyrë pas arrestimit të Ilir Beqajt për abuzim me fondet e kësaj agjencie.

Eridana Çano ka mbajtur postin e drejtoreshës e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, ndërsa më herët ka qenë drejtoreshë kabineti e Ministrit të Pushtetit Vendor.

SASPAC u krijua në vitin 2021 si një “agjenci” që do të menaxhonte dhe shpërndante fondet e huaja në Shqipëri.

Prej krijimit, SASPAC ka si mision koordinimin e ndihmës së huaj për programet e projektet zhvillimore, monitorimin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022-2030, ofrimin e mbështetjes metodologjike në hartimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale.

Lajm në përditësim...

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon