Tashmë dhe zyrtarisht Christian Eriksen nuk do mund të vazhdojë më karrierën si futbollist i Interit. Vendimi është marrë dhe për këtë arsye 29-vjeçari ka qenë dje në Milano ku së bashku me agjentin e tij kanë negociuar kontratën me drejtuesit zikaltër për ta ndërprerë atë në fund të këtij viti.
Kjo për shkak se futbollisti mban në zemër një defribilator që nuk e lejon të luajë në Seria A. Kujtojmë se Eriksen pësoi një sulm në zemër në ndeshjen e kampionatit Europian që Danimarka po lunte kundër Finlandës.

Gjithsesi ndarja nuk do jetë e ftohtë me tifozët e Interit. Është arritur marrëveshja që Eriksen të rikthehet në janar në Milano ku në ndeshjen e parë që Interi do luajë në shtëpi ai të përshëndetet me tifozët.
Eriksen pritet që vijojë karrierën në vendilindje, por nuk përjashtohen edhe kampionate si ai holandez apo Premier League.

