TIRANË - Deputeti socialist, Erion Braçe ka ngritur dyshime për shitjen e Armo-s. Në një koment, të postuar në faqen e tij në Facebook, Braçe ngrë pyetjen: "A është shitur Armo?". "Tre gazeta të rëndësishme për tri ditë me radhë njoftojnë: Shitet Armo tek azerët! Të treja flasin për një marrëveshje, por nuk publikojnë asnjë marrëveshje konkrete të shitjes së kompanisë Armo, nuk thonë emrin e kompanisë azere që ble Armo-n!", vijon më tej Braçe.
Braçe nxjerr arsyet e dyshimit të tij, duke renditur katër argumenta:
e para, flitet për një palë të verifikuar, që përhap lajme të pavërteta për shitje apo blerje klubesh, kompanish me vlera me shumë zero, që në fund ose dështojnë ose janë mashtrime;
e dyta, kompania Armo është e kufizuar brenda 5 viteve të shesë aksionet e blera me një kontratë të votuar në Kuvend;
e treta, në kompaninë Armo, Qeveria e Shqipërisë zotëron 15% të aksioneve, për pasojë asnjë shitje nuk mund të ndodhë pa miratimin e Qeverisë; deri më sot Sali Berisha nuk ka bërë ndonjë njoftim publik për dhënien e një miratimi të tillë;
e katërta, siç është verifikuar, Armo ka një sërë detyrimesh financiare ndaj: një banke azere; dy bankave shqiptare; kompanise publike Albpetrol, furnizuesve të tjerë në mallra e shërbime; organeve fiskale shqiptare; punëtorëve për paga, sigurime etj. Vlera e këtyre detyrimeve arrin në disa dhjetëra milionë euro".
Ndaj, sipas Braçes, është shumë e rëndësishme të sqarohen të gjitha hollësitë e kësaj shit-blerjeje. "Sqarimin e bën vetë kompania, duke na treguar marrëveshjen konkrete. Sqarimin duhet ta bëjë edhe qeveria, duke na treguar se si është mbrojtur interesi publik, konkretisht zbatimi i planit të investimeve, votuar në Kuvendin e Shqipërisë, shlyerja e detyrimeve ndaj fiskut dhe furnizuesve publikë, shlyerja e punëtorëve të rafinerive!", përfundon komentin e tij Erion Braçe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com