Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë

Rritja me rreth 30% e çmimit të sigurimit të makinave ka sjellë edhe reagime zyrtare, përveç pakënaqësisë së pronarëve të mjeteve.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sot (17 Janar), duke shpjeguar mes të tjerash se kjo rritje nuk ka ardhur për shkak të ligjit, por ‘të kartelit të kompanive të sigurimit’.

Ligjvënësi socialist thekson në video-postimin e tij në Facebook se ligji ka hyrë në fuqi prej katër vitesh dhe nuk është zbatuar asnjë ditë, sepse ‘karteli në fushën e sigurimeve nuk lejoi zbatimin e tij’.

Lëvizjen më të fundit deputeti e quan edhe si një ‘favor të ri për kartelin e sigurimeve’, që njëkohësisht ‘ka rritur çmimet dhe po mbledh para’.

Braçe e mbyll reagimin e tij duke u shprehur se i ka kërkuar Komisionit të Ekonomisë që në mbledhjen e parë të tij të shqyrtojë këtë çështje.

Postimi i Erion Braçes:
Jooo, jo, joooooo! Çmimi i ri, i rritur i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike-makinave, nuk ka shkak ligjin. Ligji është miratuar e ka hyrë në fuqi në 1 korrik 2021.

Nuk është zbatuar asnjë ditë. Arsyeja? Karteli në fushën e sigurimeve nuk lejoi zbatimin e tij. Prishte marrëveshjen kartel mes tyre. Në 1 janar të këtij viti, Autoriti i Mbikëqyrjes Financiare ka vënë në zbatim ligjin përmes një rregulloreje. Ligji referonte sistemin bonus-malus për policat e sigurimit, me ndikim mbi çmimin, për të favorizuar sjelljen e mirë e pa dëme në rrugë dhe për të ndëshkuar e demotivuar edhe me këtë element, aksidentbërësit në rrugë!

Rregullorja nuk bën këtë; Rregullorja nuk ka lidhje me këtë, por është thjesht një favor i ri për kartelin e certifikuar e të pranuar të sigurimeve. Ky ka rritur çmimet, ky po mbledh para. I kam kërkuar Komisionit të Ekonomisë që në mbledhjen e parë të tij, të shqyrtojë këtë çështje”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimi: 17/01/2025 15:38

    Po komisioneri per mbrojtjen e konsumatorit? Po Qeveria nuk e mbron qyetetarin e vet nga keto 'abzuzime' skandaloze? Malus bonus OK. Perse duhet te penalizohen te gjithe me rritje kaq te madhe siguracioni te detyrueshem? Nuk u ngopen keto kompani?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve