Erion Braçe i irrituar: Nuk e di në cilin TV do shohim ndeshjet e Europianit

Deputeti socialist Erion Braçe përmes një statusi në rrjetet sociale është shfaqur i irrituar sa i përket transmetimit të Kampionatit Europian në Shqipëri. Braçe thotë se kur na ndajnë rreth 2 muaj nga nisja e Europianit, shqiptarët ende nuk dinë se në cilin ekran do i shohin ndeshjet dhe kush televizion e ka marrë të drejtën e transmetimit, përfshirë edhe ato të kombëtares shqiptare.

"Dini gjë ku do e shohim në televizion, evropianin e futbollit? Po Shqipërinë, kombëtaren tonë në evropian, dini gjë ku do e shohin në televizion?

Pas 2 muajsh e pak, Evropiani nis; por për të drejtën televizive, pra ku do e shohim, nuk di gjë kush! Shikoni; të drejtën televizive të Evropianit e ka UEFA; kush e bleu për Shqipërinë-kompani, televizion, kush e ka tani kompani, televizion, sa ju kushtoi që të kuptojmë sa do na kushtojë, ku do e shohim?!”, shkruan Braçe.

Braçe u bën thirrje edhe institucioneve rregullatorë që të reagojnë dhe të bëhet transparencë me këtë çështje.

“Transparenca kur është, largon bezdisjen, abuzimin, kostot shtesë. Ne kemi një zv.president të UEFA shqiptar, po ai është i rënde-ekskluziv si udhëheqës e si biznesmen, e vështirë të flasësh me të, por ai mund të na hedhë drite fiks si udhëheqës evropian i futbollit.

Kemi dhe AMA, një institucion rregullator në tregun e transmetimeve audiovizive që mund të bej transparence, kemi dhe një autoritet Konkurrence që duhet të vigjilojë monopolin dhe abuzimin me të drejtën monopol në këtë treg, kemi dhe tatime që duhet të garantojnë nga pikëpamja fiskale ligjshmërinë në të gjitha këto hallka të tregtimit të së drejtës televizive dhe produktit final tek ne. Të gjithë e të gjitha këto institucione, duhet të na mbrojnë ne, konsumatorin, shikuesin, tifozin e futbollit, Shqipërisë ne evropian”, shkruan Braçe.

Kampionati Europian 2024 zhvillohet nga 14 qershori-14 korrik dhe kombëtarja kuqezi është pjesë e grupit B, me rivalë si Spanja, Italia e Kroacia.

 

 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja