Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u pyet gjithashtu dhe për ofrimin e deputetit Erion Braçe për të kandiduar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se secili në parti ka të drejtën e tij ndërsa i përket ambicieve, ka kohë deri pranverën e ardhshme.
“Nuk kam dëgjuar kritika, por dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet, dhe ndërkohë jo pa qëllim ne kemi hapur proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, tha Balla.
E ndërkaq, i pyetur nëse ka marrë një vendim për mungesën e Elis Spiropoalit në Kuvend, ditën që u votua për imunitetin e saj, Balla tha se sapo ta ketë një të tillë, do të njoftojë.
“Do ju njoftoj kur ta kem një vendim”, u shpreh ai teksa largohej.
Lajmi kryesor:
S’ka komision hetimor për rrugët e shembura dhe AKSHI-n, PS rrëzon kërkesat e opozitës! Debate për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit











