Erion Braçe mat rrugët e Myzeqesë: Janë nga 4.60 deri në 4.70 metra! Inxhinierët injorantë të facebook po na nxijnë punën

Erion Braçe mat rrugët e Myzeqesë: Janë nga 4.60 deri në 4.70 metra! Inxhinierët injorantë të facebook po na nxijnë punën

Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe u ka vënë metrin rrugëve të Myzeqesë pas kërkesave që ka marrë në rrjete sociale. Në Gradishte Arteriea rrugët sipas Braçes janë nga 4.60 deri ne 4.70 metra, kurse rruget nëpër lagjet e brendshme të fshatit janë  3.80 deri ne 4.20 metra;

Postimi i Braçes:

Puna vlen! Nderi e dinjiteti gjithashtu! Fyerjet, sharjet, mllefi, shpifjet i kthehen pas pruresit me te pare! Sic e kerkon e sic e meriton! Me kerkese te klienteve banale te Facebook, thashe ti ve metrin rrugeve;

Kerkesa erdhi nga ata qe kurre nuk kane bere ndonje pune ne jeten e tyre, Ingjinieret e fejsbukut, te cilet, nxijne pas cdo pune, plasin pas cdo vepre! Ne Gradishte Arteriea Kryesore eshte nga 4.60 deri ne 4.70 METRA; Ne Gradishte rruget neper lagje te brendeshme te fshatit jane nga 3.80 deri ne 4.20 METRA; Ne Gungas arteria kryesore dhe unaza qe te con neper lagje te fshatit eshte nga

4.20 deri ne 4.30 METRA! Pra as 3 e as 3.5 meter! VO: tani ftoj gjithe ingjinieret e fejsbukut te udhehequr nge dy Euqenet, keshilltari leqendar i partise qe ka ardhur te ndricoje Myzeqene me injorancen epike te tij dhe Dordomuzin, patjeter Dordomuzin, te shajne e fyejne, rrahin cilindo qe perdor rruget e reja!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klaus: 24/08/2021 16:44

    i rraskapitur komplet .....i vajti jeta neper karrige e bla bla bla ,ne fund perfundon me ca leke ne banke me ca shtepi dhe asnje pune gjate gjithe karrieres se tij prej paraziti politik .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj