Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video në rrjetet sociale lidhur me disa rrugë të dëmtuara në njësinë numër 5 në kryeqytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka treguar gropat në disa rrugë pas shkollës "Vasil Shanto" e deri te selia ku ndodhet KESH.
Sipas deputetit, në disa prej tyre janë kryer punime nga ujësjellësi dhe pas përfundimit, nuk është hedhur asfalt. Por Braçe nënvizon se ka edhe rrugë të cilat kanë degraduar prej vitesh, pasi nuk është kryer asnjë investim.
Braçe shtoi se ky është një problem i madh për banorët e zonës.
“Është akoma edhe më shumë e dërrmuar, këtu poshtë makinave po e po. Besoj se ujësjellësi ka bërë riparimet dhe normalisht duhet të vijnë të bëjnë asfaltin. Kjo është rrënuar pa fund, duhet bërë nga e para. Nuk besoj se ka rrugë tjetër si puna e kësaj në lagjet e njësisë 5.
E njëjta gjë, edhe këtu, rruga tjetër, paralele me atë që iu tregova, ujësjellësi ka bërë defektin dhe ka ngelur kështu. Ndërkohë që vitet kanë bërë të tyren këtu. Vazhdon deri në fund, kështu është, e dërrmuar.
Të gjitha rrugët e lagjes pas shkollës “Vasil Shanto” e deri te selia e KESH-it, janë kështu. Të dërrmuara me thënë të drejtën, duhet të ketë 15 ose 16 vite, a mos më tepër kur janë bërë. Është natyrisht problem shumë i madh për banorët e kësaj lagjeje, janë disa rrugë vertikale dhe horizontale që janë dëmtuar dhe janë në këtë derexhe. Vështirësojnë hyrjen, daljen lirshëm në lagje. Çfarë t’iu them unë?”, shprehet Braçe.
Komente












O brace. Dil njehere ketej nga rruga osman myderizi tek komuna e parisit te shohesh se çfare katraure eshte me rruget e zena nga makina qe nuk levizin kurre
Përgjigju