Në njësinë 5 Braçe është një nga tre drejtuesit politik, së bashku me Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafën, por në takimin e asamblesë ai nuk qëndroi krah tyre në podium, por ishte ulur mes anëtarëve socialistë.
Në mbledhjen në të cilën ai njoftoi synimin që të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës, ishte dhe Ogerta Manastirliu, e përzgjedhura e kryeministrit dhe kryetarit socialist Edi Rama për kryeqytetin, kur në vjeshtën e vitit të kaluar, ai njoftoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Një projekt i cili u bllokua pasi Erion Veliaj kundërshtoi shkarkimin nga Qeveria, në Gjykatën Kushtetuese e cila e rikonfirmoi në postin e kryebashkiakut.
Pas mbledhjes së Asamblesë, mbrëmë vonë Braçe shpërndau një status në rrjetet sociale, ku ai nuk e përmendte ofrimin e kandidaturës së tij për Bashkinë e kryeqytetit, por që fokusohej te diskutimet për të zgjidhur shqetësimet e qytetarëve, te puna dhe angazhimi për të ardhmen, dhe forcimi i Partisë duke u hapur e përfshirë sa më shumë të majtë.
"Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” tha Brace në mbledhje, duke shkaktuar jo pak habi por edhe duke lënë pa fjalë edhe drejtuesit socialist të qendrës, Taulant Ballën e Fatmir Xhafën",- mësohet të ketë thënë Braçe gjatë mbledhjes së Asamblesë.
Fjalia e fundit “karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, duket se ishte një mesazh se në garën e brendshme për kryebashkiak, ai nuk ofrohet për një ofiq, por për të punuar për kryeqytetin.
“Forcimi i PS duke u hapur, pranuar, përfshirë të majtë që duan të zhvillohen e të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm e do flasim edhe më tej. Karriget nuk janë kurrë qëllim, puna e punët vlejnë”, shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale, pas Asamblese Socialiste të njësisë 5 ku drejtues politike me te jane edhe Taulant Balla e Fatmir Xhafaj.
Braçe u zhvendos për zgjedhjet e 11 majit nga zona e Divjakës në njësinë nr. 5 në kryeqytet, ku arriti të marrë mbi 23 mijë vota.
Komente












Brace e fiton e votojn te gjith dhe majtas dhe djathtas.
PërgjigjuErion,dil si kandidat i pavarur per Bashkine e Tiranes,duke hequr dore si deputet.Ke shume shanse per te fituar dhe mund te marresh pjesen "dermuese" te votave te vete PS,sikurse ato te votuesve te pa angazhuar !! Sidoqofte do te jesh shume i nderuar ! Tironci
Përgjigju