Erion Braçen e lënë nervat, inatin e deputetëve të PD ia nxjerr gazetares së Report Tv/VIDEO

Debatet dhe akuzat e opozitës duket se kanë nervozuar pa masë deputetët e mazhorancës deri në atë pikë sa nuk i mbajnë më nervat. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, pas debateve me deputetin e PD-së, Flamur Noka ka nisur t'u hakërrehet gazetarëve, madje duke i nxjerrë nga salla dhe bllokuar mundësinë që ata të ndjekin punimet e këtij komisioni dhe më pas ta raportojnë e transmetojnë për publikun.

Në një moment nervozizmi Erion Braçe u është drejtuar gazetarëve duke iu hakërryer se pse flasin apo qeshin, veprim i cili mohohet të jetë bërë. “Ti me syze. Dil përjashta që të mësosh që në këtë sallë ka edhe etikë. Duhet të dalësh pak përjashta, dil pak përjashta dhe shko bëje tek PD-ja atë që bën këtu!”- i ka thënë Braçe gazetares së Report Tv, Esiona Konomi, e cila po ndiqte punimet e komisionit dhe ështe debuar nga salla. Pas saj u largua nw shenje proteste edhe gazetarja Marsela Karapanco, qe po ndiqnin punimet e komisionit.

Ky gjest i Erion Braçes është kritikuar edhe nga kolegët e tij, të cilët kanë pohuar se nga gazetarët nuk është bërë asnjë veprim që shkel etikën e kuvendit, apo të kenë qeshur siç pretendon Braçe.

Nervat e Braçes, në këtë rast jo vetëm që kanë cenuar dinjitetin e gazetarëve, por u ka mohuar edhe te drejtat e publikut shqiptarë që të informohen për atë çka ndodh në institucionin më të rëndësishëm në vend.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi