Erion Kame përgatit
një komedi me “Fantazma”

Erion Kame përgatit<br />një komedi me “Fantazma”
TIRANE- Regjisori Erion Kame, pas suksesit që pati në skenën e Teatrit Kombëtar të Komedisë me veprën e tij “Harroje dashurinë”, ka pohuar se do të ngjisë në skenë një tjetër komedi. Premiera titullohet “Fantazma” dhe bëhet fjalë për veprën që mban emrin e autorit të njohur Eduardo De Filippo. Regjisori i ri, Kame, tashmë ka fituar një përvojë të mirë në zhanrin e komedisë, dhe këtë herë prera do të vijë në skenë si një bashkëpunim me teatrin e Korçës. Vepra ka në qendër individin, flet për realitetin, mashtrimin, dashurinë”, tregon regjisori Erion Kame, duke shtuar se tashmë puna për këtë vepër është në vëmendjen e tij. Edhe pse nuk zbulon shumë detaje për veprën e re që pritet premierë, regjisori Kame premton se dhe këtë herë për publikun nuk do të mungojnë elementët e veçantë, që do ta sjellin veprën e de Filippos në skenë. Vepra do të jetë si premierë gjatë këtij sezoni artistik dhe e kam përzgjedhur për ta sjellë në skenë, sepse ajo i flet edhe kohës që ne po jetojmë.

Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët