Erion Veliaj i dorëzon 'Medaljen e Mirënjohjes' violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami

Erion Veliaj i dorëzon 'Medaljen e Mirënjohjes' violinistit me famë botërore, Tedi Papavrami

Violinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic-Guy sollën mjeshtërisht për publikun kryeqytetas në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse tingujt e sonatave më të njohura të Ludwig van Beethoven.

Pas koncertit, Papavrami u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi talentin e violinistit shqiptar, i cili tashmë është edhe një frymëzim i jashtëzakonshëm për artistët e rinj.

“Sa herë vjen në Tiranë, kthimin tënd mijëra njerëz e shohin si një kthim tek rrënjët, si një model frymëzimi”, tha Veliaj.

Në emër të qytetarëve të Tiranës, ai i dorëzoi artistit “Medaljen e mirënjohjes” dhe e falenderoi për vëmendjen e vazhdueshme që tregon për vendin e tij.

“Si kryetar të jap medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Unë e di që ti i përket gjithë Shqipërisë, gjithë Evropës dhe gjithë botës sot, me aq i madh sa je bërë, por gjithmonë ne të Tiranës na pëlqen të të quajmë më tonin, se sa të tjerët, dhe besoj se mund të mburremi sadopak, që një djalë i qytetit tonë na ka bërë kaq krenarë. Të falenderoj shumë në emër të të gjithë qytetit sepse pavarësisht sa lart fluturon, gjithmonë i ke sytë, veshët, mendjen mbrapa. Faleminderit që na sjell hir në qytetin tonë, sa herë kthehesh këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Mes emocioneve për këtë vlerësim, Papavrami falenderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin që iu bë. “E ndiej veten krenar dhe të prekur nga ky gjest. Shumë faleminderit”, tha ai.

Tedi Papavrami ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogwood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J. C. Casadesus, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 16/05/2019 18:33

    O Tedi, ti je i bekuar nga zoti, Zoti te ruajt, shendet. Tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh