Veliaj në '5 pyetje nga Babaramo': Punimet për teatrin nisin në fund të vitit! Territori i teatrit do të 3-fishohet

Çështja e Teatrit Kombëtar është një temë e nxehtë diskutimi, e cila ka përfunduar deri në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Meta. Për të diskutuar për këtë çështje, ku tashëm teatrit i kaloi me vendim qeverie si pronë Bashkisë Tiranë, kreu i saj Erion Veliaj i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se po punohet me detajimet e fundit të projektit të teatrit i krijuar nga Bjarke Ingels. Veliaj tha se punimet do të nisin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër, pasi projekti është ende në detajime dhe kjo kërkon procedurën e vetë.

Kreu i Bashkisë garantoi se nga trualli i teatrit nuk do të preket asnjë centimetër, madje a do të trefishohet nga 3 mijë metra katrorë që është tani në 9 mijë metra, duke plotësuar të gjitha standardet europiane. Në lidhje me akuzat se po prish një trashëgimi kulturore, Veliaj tha se teatri kombëtar nuk ka qenë kurrë e shpallur trashëgimi e tillë.

"Jemi në detajimin e projektit dhe fakti që anuluar privatin ishte se artistët kërkonin disa gjëra që privati nuk ishte i gatshëm ta bënte. Do marrim të gjithë kohën e nevojshme të projektit të ri, por do të bëhet. Do të jetë projekti i Bjarke Ingels për të krijuar një teatër modern jo të shkojmë atje me batanije, por të ketë ngrohje-ftohje, të ketë salla të mjaftueshme  për prova dhe të mos jetë më një kotec. Teatri nuk ka qenë kurrë trashëgimi kulturore nuk ka qenë dhe nuk është shpallur kurrë. Punimet do të fillojnë në fund të këtij viti ose fillim të viti tjetër. Projekti është koncept ide nga Bjarke Ingels dhe asnjë centimetër që i përket teatrit nuk do të preket. në lidhje me hapësirën e parkimit nga bashkia nuk është menduar ende , por di të them që jam negociator mjaft i fort për të marrë maksimumin. Territori i teatrit do të 3-fishohet nga 3 mijë metra katror në 9 mijë metra, teatër të madh, teatër të vogël dhe teatër veror në tarracë dhe sigurisht dhe hapësira të", tha Veliaj.

Lidhur me protestat kundër prishjes së godinës aktuale të teatrit, Veliaj tha se në fakt në të gjithë listën e punonjësve dhe aktorëve që janë pjesë e teatrit kombëtar, vetëm 1 është kundër.

"Në të gjithë listën që janë pjesë e teatrit kombëtar ke vetëm një aktor kundër. Kush punon aty është pro. Kur 95 % është pro dhe një kundër, unë nuk mund të dëgjoj minorancën.', tha Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Pse nuk bëni referendum për teatrin? Veliaj: S'kam garanci nga kjo çetë kalamajsh

I pyetur nga gazetari Ilir Bababramo në Report Tv, se pse nuk organizon një referendum që të vendos për teatrin, Veliaj tha se nuk ka asnjë garanci se ata do vijnë në referendum. Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se PD iku nga zgjedhjet dhe se nuk ka besim nga kjo çetë kalamajsh, që dhe kur i është ofruar referendumin, ata nuk e kanë pranuar.

"Zgjedhjet lokale janë referendum edhe  për teatrin dhe për të gjitha punët e Tiranës. Përgjigja nga ana tjetër ishte ju 'do ikin me turp'.  Kur nuk vjen njëherë, dy herë në këshillin bashkiak, largohesh nga parlamenti, me këtë do bëjë referendum unë  me këtë çetë kalamajsh? Çfarë garancie kam unë që me këtë çetë kalamajsh do kemi një referendum. Doni e bëjnë tani, ata nuk erdhën ikën nga parlamenti. Ca garancie a ky komb që të harxhojë 6 milionë euro për të bërë zgjedhje se i tillë është referendumi dhe në fund ata nuk vijnë fare?", tha Veliaj.

Ora 22:15
'Shteti nuk qeveriset nga minoranca', Veliaj: Në listën e punonjësve dhe aktorëve të teatrit, vetëm një është kundër

Protestat e zhvilluara kundër ndërtimit të një teatri të ri, Veliaj tha në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", në Report Tv, se në fakt në të gjithë listën e punonjësve dhe aktorëve që janë pjesë e teatrit kombëtar, vetëm 1 është kundër.

"Një shtet nuk qeveriste me histeri dhe nuk imponohet nga një minorancë. Dikush që drejton do të marrë përsipër se disa do i bien më qafë. Në të gjithë listën që janë pjesë e teatrit kombëtar ke vetëm një kundër. Kush punon aty është pro. Kur 95 % është pro dhe një kundër, unë nuk mund të dëgjoj minorancën. I kam ftuar në diskutime disa herë, por të më vish e të më bësh politikë në art këtë se pranoj, nuk jam naiv", tha Veliaj.

Ora 22:05
Veliaj akuza PD: Teatri më i keqfinancuari në kohën e tyre, në Shqipëri s'të lënë të bësh punë të mira

I ftuar në Report Tv, Erion Veliaj tha se Shqipëria është një vend që kur do të bësh punë të mira të fusin stërkëmbëshat. Veliaj nuk ka hezituar edhe të akuzojë PD se në kohën që qeveriste, teatri kombëtar  ka qenë më i keq financuar se kurrë.

"Shqipëria nuk është ky vendi që të hapin derën dhe të shtrojnë tapetin e kuq për të bërë punë të mira. Me teatrin e ri kemi një shans fantastik, ashtu si me pazarin e  ri, parkun e lojërave të liqeni etj, ku gjithmonë kanë pasur kundërshtime e rezistencë dhe në fund të gjithë po i shijojmë. Asnjë  punë e mirë në këtë qytet nuk bëhet pa debat.  Të bësh një punë të mirë Shqipëri, nuk mungojnë stërkëmëshat. Arti kultura teatri kanë qenë më keq i financuar kur kanë drejtuar këto 'dashnorët  e teatrit'.  Nuk mund t'i trembesh një pune të mirë në qytetet. Mos ngatërroni OJF Europa Nostra me UNESCO", tha Veliaj.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/05/2020 02:14

    Ah sikur ju komentuesa qe jeni kunder shembjes se teatrit te kishit reaguar dhe kur u prishen shume kinema ne Tirane dhe u zevendesuan me pallate. Ku ishit atehere?Tirana do ishte ndryshe

    Përgjigju
  • Lila: 11/05/2020 23:49

    Beni nje Teater sic e meriton Tirana dhe jo qebaptoren e drogaxhiut Licaj dhe impotentit Budina

    Përgjigju
  • Fiks: 11/05/2020 23:39

    E mendon ndonjehere se kete beme ta ka lene Rama me premtimin se do te te beje kryeminister (se gjithe ai ndertim dhe interesa te medha ekonomike), por ndoshta thelle-thelle Rama do me te fut ne konflikt me qytetaret qe te te djege (te humbasesh) si karte ne vendoret e ardhshme?

    Përgjigju
  • Qytetar: 11/05/2020 23:35

    1. Per teatrin. 2. Trafikun dhe gjobat 3. Pallatet nga liqeni dhe kudo me ballkon mbi rruge, Sta jap me voten

    Përgjigju
  • Tiku: 11/05/2020 23:33

    Mund te behet I riu aty prape se ka vend boll, pse duhet me falw toke shteterore me bo kulla. Kur edhe ne bashki the sdo kete leke pallatesh, tani e ke bo raport in 1 korsi bicikletash me 100 leje.

    Përgjigju
  • jari: 11/05/2020 23:31

    MOS e prek teatrin o legen ,,, se ke per te prekur fitilin e dinamitit...

    Përgjigju
    • Maverick: 12/05/2020 06:28

      Ah ti qenke fitil nga trute o ditezi!!! Ngushellime, se te paskan lene uraten!!!

  • Konjak: 11/05/2020 23:29

    Mese vertet do te ndertohet nje teater moderrn , pse jo . Ceshtia eshte se -thon - qe ne ate vend , ku ashte teatri sot , do te ndertohet nje shumkatesh , dhe brenda saj do lihet hapesire per nje teater , ashtu sicka rendom kudo . Nese kjo eshte e vertet , atehere zoterine KB i Tiranes , nuk e ha meraku fare per teatrin , por per planin e tire ,nga i cili do ken perfitime kolosale . Ne se s'eshte keshtu , atehere te na tregoje te verteten , dhe c'do njeri bindet nga e verteta dhe nga e drejta . Le te shpresojme , se ky zoteri eshte nje fenomen ndryshe , ne politiken shqipetare .

    Përgjigju
  • Beni: 11/05/2020 23:28

    Bejani ketij Lali Erit si atij kryetarit te bashkise ne Meksike nqs ju kujtohet terhiqeni zvarre nga zyra se po vjedh me shume se kushdo tjeter me fondet e termetit po prish shkolla e pallate pa qene te demtuara fare po kush do ta kontrolloj? Dhe ju lutem redaksise ta botoje komentin tij faleminderit.

    Përgjigju
  • T.Q.R.: 11/05/2020 23:26

    BEJ nje referendum per teatrin a do populli I tiranes ta prishe apo jo,,nuk je ti zot ne tirane O ERION KURVA,,,ne te kemi vendosur aty,,,dhe po u perpoqe ta prishesh teatrin ,,,do perfundosh roje porte tek PS,,..legen,,bythqir,,cuni I kurves….

    Përgjigju
  • Cone tironci: 11/05/2020 23:23

    Po NUK U SHEMB TEATRI Z ERION DUHESH TE JAPESH DORHEQJE N Q S JE BURRE LENI KALAMONLLEQET

    Përgjigju
  • Mirditor: 11/05/2020 22:48

    Pse thirrni vetem politikan? Na nxit jeten. Thirrni shkenctar, zanatli, flisni për mjedisin, sigurin në punë. Mjaft politikan

    Përgjigju
    • @ Mirditor: 12/05/2020 01:14

      Sepse ashtu u intereson atyre... Eshte berë ky teatri si kulla e Parisit, mos e shemb e mos e shemb..... hahahaha

  • Hasan Pordha: 11/05/2020 21:45

    A ta la ne dere kryeministri yt dili per zot tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi