Pse nuk bëni referendum për teatrin? Veliaj: S'kam garanci nga kjo çetë kalamajsh

I pyetur nga gazetari Ilir Bababramo në Report Tv, se pse nuk organizon një referendum që të vendos për teatrin, Veliaj tha se nuk ka asnjë garanci se ata do vijnë në referendum. Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se PD iku nga zgjedhjet dhe se nuk ka besim nga kjo çetë kalamajsh, që dhe kur i është ofruar referendumin, ata nuk e kanë pranuar.

"Zgjedhjet lokale janë referendum edhe  për teatrin dhe për të gjitha punët e Tiranës. Përgjigja nga ana tjetër ishte ju 'do ikin me turp'.  Kur nuk vjen njëherë, dy herë në këshillin bashkiak, largohesh nga parlamenti, me këtë do bëjë referendum unë  me këtë çetë kalamajsh? Çfarë garancie kam unë që me këtë çetë kalamajsh do kemi një referendum. Doni e bëjnë tani, ata nuk erdhën ikën nga parlamenti. Ca garancie a ky komb që të harxhojë 6 milionë euro për të bërë zgjedhje se i tillë është referendumi dhe në fund ata nuk vijnë fare?", tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj në '5 pyetje nga Babaramo': Punimet për teatrin nisin në fund të vitit! Territori i teatrit do të 3-fishohet


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë

Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë