Sot aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Erion Veliaj janë takuar në Bashkinë e Tiranës.
Aktori i njohur turk është i martuar me ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazin, që aktualisht prezanton shoën ‘Dancing With The Stars’ në Vizion Plus. Kryebashkiaku e ka bërë traditë takimin me çdo personazh të njohur që vjen në Shqipëri.
Aktori ka folur për vështirësitë për shkak të xhirimeve dhe se ndodhet në Tiranë sepse është i ftuar special në Dancing With The Stars dhe sigurisht për të qenë pranë bashkëshortes së tij bukuroshes Almeda Abazit.

Kryebashkiaku Veliaj i ka dhuruar dhe librin “Tirana through lens" ku aktori në pamundësi për të vizituar të gjithë kryeqytetin mund të shikojë pamje nga kryeqyteti me anë të fotografive që përmban ky libër.
Komente
