Erion Veliaj në 'BBC World Service': Transformimi i Tiranës, sfidë për gjeneratat e ardhshme

Erion Veliaj në 'BBC World Service': Transformimi i Tiranës, sfidë për gjeneratat e ardhshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në "BBC World Service”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa ishte i ftuari special i kësaj të shtune në "BBC World Service” në Londër, ka folur për dëgjuesit britanikë për ndryshimet që ka pësuar Tirana, por veçanërisht për masat lidhur me uljen e përdorimit të makinave dhe nismën për rritjen e cilësisë së ajrit, si mbjellja e 2 milionë pemëve të Pyllit Orbital.

Veliaj shpjegoi për rreth një orë transmetimi radiofonik se përfshirja e fëmijëve në fushatat “green”, siç ishin ditët pa makina apo ndërtimi i këndeve të lojërave, solli ndryshimin e shumëpritur në mentalitetin e të rriturve.

Si politikan, ti rrethohesh nga ekspertë që të thonë fokusohu te votuesit, pasi nëse i mban ata të lumtur mund të kesh mundësinë e rizgjedhjes. Por, unë pyes: e gjithë kjo bëhet për zgjedhjet e ardhshme apo është gjithashtu një sfidë për gjeneratat e ardhshme? Ndaj, në shumë nga sfidat tona ne përfshijmë fëmijët. Ata nuk janë votues, nuk janë taksapagues, por nuk kanë as dogma. Kur organizuam Ditët pa Makina, kjo ishte diçka shkatërruese për prindërit, të cilët u binin pa pushim borive të makinave. Por, fëmijët i donin Ditët pa Makina dhe kur u kthyen në shtëpi pasdite, thanë se ishte diçka e mrekullueshme të bëje xhiro me biçikletë përreth qytetit, ishte e mrekullueshme të luaje me skateboard apo të patinoje nëpër Tiranë. Kështu, publiku u përfshi në këtë nismë. Ndaj, mendoj se përfshirja e fëmijëve si një element kyç i përfshirjes civile ktheu mendjet e disa prindërve që në asnjë mënyrë tjetër nuk do t’i kishin lënë makinat e tyre.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Ai u ndal gjerësisht edhe në politikat e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e mjedisit, ku falë planit urbanistik të hartuar nga arkitekti italian, Stefano Boeri, qyteti i Tiranës do të rrethohet shumë shpejt me 2 milionë pemë.

“Arsyeja pse kemi filluar “Tirana 2030” me arkitektin Stefano Boeri është sepse ai na njohu me idenë e mrekullueshme për pyjet vertikale. Ndaj, thamë pse të mos kalojmë nga ideja e një pylli vertikal, në idenë e një Pylli Orbital, të vendosim limitet e qytetit, të mos shkatërrojmë më, të shtojmë hapësirat e gjelbra”, tha Veliaj, duke shktuar se falë kontributit të qytetarëve dhe shumë kompanive private, sezonin e shkuar u mundësua mbjellja e rreth 126 mijë pemëve dhe ky numër sipas tij është një objektiv që pritet të tejkalohet këtë sezon.

Kryebashkiaku Veliaj foli edhe për transformimin e transportit publik në kryeqytet, ku përparësi do t’i jepet autobusëve elektrikë, si një hap i madh përpara për uljen e ndojtjes së ajrit. I pyetur nga gazetarët për nismat për uljen e ndotjes mjedisore, Veliaj përmendi ndalimin e qeseve plastike dhe rritjen e përdorimit të makinave elektrike, sidomos atyre taksi.

Nuk ka nevojë që të jesh Londra për të ndaluar qeset plastike. Tirana gjithashtu ka vendosur një tarifë mbi qeset plastike dhe funksionoi. Qytetet janë të obsesuara për të ndërtuar trame me kabuj, kur lehtësisht mund të kalojmë te makinat elektrike ose autobusët elektrikë. Unë e di që tani është një revolucion, autobusët elektrikë po ndryshojnë me orë, sa i përket temës së inovacionit. Më kujtohet kur rritesha në Shqipërinë komuniste, kishim vetëm një telefon fiks në të gjithë katin. Të gjithë ishim të detyruar të shkonim në atë shtëpi për të folur në telefon. Pastaj, në kohën e demokracisë të gjithë u bëmë me telefona, por më vonë doli celulari. Menjëherë bëmë kapërcimin e madh dhe të gjithë sot kanë nga një celular. Ndaj, mendoj se duhet të inkurajojmë hemisferën jugore të globit që të tejkalojë disa nga etapat.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh

‘Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?’, kryeministri i përgjigjet komentuesit: 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi! SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh