Eris Nezha dhe Petra Conti para
dasmës në Liqenin e Mjelmave

Eris Nezha dhe Petra Conti para<br />dasmës në Liqenin e Mjelmave
Balerini shqiptar Eris Nezha dhe bashkëshortja e tij Petra Conti, të dy balerinë të parë, do të jenë protagonistët e Liqenit të Mjelmave, që do të vihet nga data 17 deri më 24 korrik në Teatrin më të famshëm në botë të operas dhe Baletit, La Scala të Milanos.

Balerinët janë të impenjuar këto ditë në provat e versionit të koreografisë dhe regjisë së lënë trashëgimi nga i madhi Rudolf Nureyev, të cilin La Scala po e vendos në skenë pikërisht në 20 vjetorin e vdekjes së tij. 
liqeni mjelmave

Për Erisin nuk është hera e parë në rolin e Princit, ndërsa emocioni më i madh është për bashkëshorten e tij, Petrën, e cila do të debutojë për herë të parë në rolin e Odetës.

Liqeni i Mjelmave është shfaqja e fundit e La Scalas para nisjes së pushimeve të verës. Në gusht, Erisi dhe Petra do të kurorëzojnë dasmën e tyre me një ceremoni në Tiranë.
Eris Nezha  Petra Conti
Eris Nezha  Petra Conti

Redaksia Online

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin

I jepte tendera kompanisë së tij, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e ARRSH Evis Berberin