Erjon Braçe-Bashës: Lylzim, ti
je vrasës, e ke vendin në burg

Erjon Braçe-Bashës: Lylzim, ti<br />je vrasës, e ke vendin në burg
Deputeti i PS, Erjon Braçe shprehet se Lulzim Basha e ka vendin në burg për vrasjet në 21 Janar.
 
Ai thotë se nuk ka njeri që Bashës ia heq këtë pikë të zezë në ballë dhe mund të thotë gjithçka për Saimir Tahirin, por nuk do t’i thotë kurrë vrasës.
 
Deklaratës së Bashës lidhur me ndryshimet në qeveri se nuk e ha sapunin për djathë, Braçe i përgjigjet “lere sapunin rehat-mos e përmend atje ku se njohin ose përmende dhe stërvitu, sapuni vlen edhe për sport…..në burg Lylzim, në burg”.
 
 
Statusi i plotë i Erjon Braçes
Kam dy dite qe degjoj Lulzim Bashen;
 
Flet per ndryshimet ne Qeveri.
 
U morr vec me ministrin e Brendshem Saimir Tahiri, shenjestren e tij;
 
Ne fillim-dje, tha se eshte fitore e popullit te Cadres se tij.
 
Ne fund-sot, tha se nuk e ha sapunin per djathe.
 
Lylzim,
 
lere sapunin rehat-mos e permend atje ku se njohin ose permende dhe stervitu, sapuni vlen edhe per sport…..ne burg Lylzim, ne burg.
 
Shiko,
 
ti mund te thuash gjithcka per te, si minister natyrisht, nese te ka mbetur me shpifje pa renditur.
 
Por nje gje nuk do ta thuash dot kurre;
 
VRASES-NUK DO TI THUASH DOT!
 
Ai erdhi pas jush ne ate ministri;
 
Nuk Vrau!
 
As kundershtare politike sic ti,
 
As police sic ai pas teje ne ate ministri.
 
A kupton?
 
Cdo gje qe ti tu thuash ministrave aktuale me radhe, nje per nje, nuk do ti barazosh dot me veten, kurre.
 
Ti ke vrare Lylzim. Ke vrare!
 
Nuk ka njeri qe te ta heqe kete pike te zeze mu ne balle.
 
Mund te dale Andi Bushati e me sapun ne dore te mundohet te ta zbardhe ne balle, duke vene ne kandar vrasjet e tua me liberalizimin e vizave, por e ka kot.
 
Vrasjet nuk shlyen me asgje. Vec burgut natyrisht!

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro