Erjon Braçe: Ministri Olldashi
të përgjigjej për abuzimet

Erjon Braçe: Ministri Olldashi<br />të përgjigjej për abuzimet
TIRANE - Në vend që të zbulojë “grupe armiqësore”, ministri i qeverisë së mundur në zgjedhje duhetë të japë llogari për dëmet që po i bëhen në fundmandati pronës së shtetit, ka deklaruar dje në FB deputeti socialist Erjon Braçe.

Sipas tij, Olldashi si ministër ka se ç’llogari të japë për shpërbërjen e Portit të Durrësit, rritjen e tarifës së kolaudimit të makinave, ndërkohë që si deputet i Qarkut të Fierit duhet të thotë diçka lidhur me lejen e rishitjes së ARMO-s, pa marrë parasysh interesat e punonjësve, shpërbërjen e Albpetrolit apo shitjen brenda parkut kombëtar të Divjakës të objekteve turistike, pronë e bashkisë, në shkelje të ligjit dhe pa patur parasysh interesin publik.

Sipas Braçes, Olldashi ka dalë para medias si komisar i diktaturës, ndërkohë që ka denigruar ekspertët e urbanistikës në konferencën e PS, që janë “thelbi i Evropës për art, kulturë e pasuri”.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie