Pavarësisht se 24 skuadra janë larguar nga Kupa e Botës “Russia 2018”, prezantuesi Erjon Zeqiraj, i ftuari i ditës në emisionin “Botërori +” në Report Tv, ka pohuar se kompeticioni vijon të mbetet i bukur.
Jam tifoz me Gjermaninë dhe natyrisht që ndjeva keqardhje për largimin e saj. Por kjo nuk do të thotë se Botërori nuk është më i bukur. Italia nuk u kualifikua fare, por kjo nuk do të thotë se italianët nuk e kanë ndjekur Kupën e Botës.Kështu edhe për tifozë të kombëtareve të tjera. Përderisa po garojnë ekipe si Franca, Brazili, Anglia, Rusia e të tjerat, ekipe që kanë shumë tifozë nëpër botë, ky Botëror vijon të mbetet interesant dhe i bukur.
Erjon Zeqiraj