TIRANE – Peshngritësi shqiptar, kampion Europe Erkand Qerimaj ka dalë para medias me një fytyrë krejt të prerë pas vendimit të Federatës Botërore për pezullim 4 vjeçar nga aktivitetet sportive. Ai ka kërkuar zbutje të dënimit me argumentin se substanca që ka përdorur jo vetëm ka qenë aksidentale por nuk hyn as në kategorinë e doping, por të stimulantëve. “Vitaminat që kam përdorur i marrin shumë sportistë nëpër botë. Nuk është substancë e ndaluar, por stimulant që është marrë pa qëllim dhe dënimet në këto raste janë vetëm disa mujore”, u shpreh Qerimaj në konferencë për shtyp.
Ndër të tjera Qerimaj tha se nuk ka qenë shumë i informuar mbi substancat e ndaluara. Sipas tij as Federata Shqiptare e Peshngritjes nuk i njofton sportistët për substancat e ndaluara nga Federata Botërore e Peshngritjes: “Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë konferencë anti-doping dhe të gjithë sportistët dhe trajnerët duhet të kenë një listë substancash të ndaluara që të dinë si të veprojnë. Ata që marrin rrogën në institucionet përkatëse nuk kanë bërë as edhe një kërkim të shpejtë në internet për këto substanca”, u shpreh më tej Qerimaj.
Në këtë konferencë për shtyp pak minuta pas vendimit të Federatës Botërore, merrte pjesë edhe trajneri i tij, Zef Kovaçi, i cili u shpreh se incidenti ka ardhur si pasojë e një pakujdesie. “Kreatina është një stimulant dhe nuk është i nevojshëm një dënim kaq i rëndë. Është shkujdesje nga ana e Erkandit”, u shpreh trajneri i tij.(r.d./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com