Erkand Qerimaj, sportisti më i mirë shqiptar, nga i cili pritej që të korrnim sukses në Lojërat Olimpike Londër 2012 fatëkeqësisht do të ndjekë Olimpiadën nga ekrani i televizionit. Qerimaj pasi shpalljes kampion Europe në Antalia të Turqisë rezultoi pozitiv në testet anti-doping të bërë nga federate ndërkombëtare e peshëngritjes. Kjo solli për pasojë edhe heqjen e tirullit kampion Europe dhe automatikisht përjashtimin nga Olimpiada Londër 2012. Qerimaj ishte sportisti që grumbulloi më shumë pikë për pjesmarrjen në Olimpiadë. Fillimisht Qerimal u dënua 24 muaj, por apelimit që i bëri vendimit u zvogëluar në 11 muaj. Por si ndihet peshëngritësi pas gjithë kësaj historie të ndodhur në pak muaj dhe cfarë mendon për të ardhmen…

Erkand kur duhen edhe pak ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike, si ndiheni që nuk do të jeni protagonist?
Sigurisht që nuk ndihem aspak mirë sepse kam sakrifikuar shumë vite për të realizuar ëndrrën olimpike. Atëherë kur isha më pranë se kurrë, gjithcka u përmbys. Megjithatë do të vazhdoj të punoj dhe luftoj fort për t’u rikthyer fuqishëm.

Si e shihni ekipin olimpik kombëtar në Londër 2012?
Në radhë të parë ju u uroj të gjithë sportistëve shumë suksese dhe të zhvillojnë një garë dinjitoze, por rruga për të mbërritur te medaljet olimpike është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur. Olimpiada ka një shkallë më të lartë vështirësie krahasuar me kampionatin Europian dhe Botëror.

Erkand, WADA përfundimisht vendosi që të penalizoheni për 11 muaj, prisnit më pak muaj pezullim?
Është hera e parë që një sportist shqiptar arrinë të fitojë ulje të dënimit nga gjykata e Lozanës. Prisja që dënimi të ishte më ulët, pasi substance që kam marrë nuk ishte përcaktuar qartë se, përdorej në stërvitje dhe jo në garë. Megjithatë nga 24 muaj ishte dënimi i parë, edhe 11 do të jap maksimumin për ta suportuar dhe rkthyer përsëri në majën më të lartë të sportit të peshëngritjes.

A keni gjetur një fajtorë për dëmin që ju shkaktuar nga marrja e substancës së ndaluar?
Fajtori kryesorë është shteti sepse nuk arriti të më sigurojë kushtet minimale për të garuar një Olimpiadë, unë nuk kasha një mjek që të konsultohesha për substancat që duhej të përdorja ose jo. Gjithcka e realizoja me informacione nga burimet e mija, si pasojë e mungesës së mjekut. Me bindje të plotë mund të themë që jam një viktimë e sistemit. Nëse ekipi do të kishte stafin mjeksorë, atëherë ngjarja nuk do të kishte ndodhur.

A jeni i kënaqur përsa i përket mbështetjes financiare dhe mbulimit të shpenzimeve financiare?
Edhe në këtë aspekt nuk jam plotëisht i kënaqur, një pjesë të shpenzimeve i kam mbuluar nga të ardhurat e mija. Shteti më ka justifikuar pjesërisht. Nëse je në majën e olimpit shteti kujtohet të mbështesë, por nëse bie, atëherë nuk kujtohet të qëndrrojë pranë.

A keni pasur oferta për t’u larguar nga Shqipëria?
Në vitet e fundit kam pasur disa oferta që më janë bërë për t’u larguar nga Shqipëria. Më kanë ofruar kontrata shumë më të larta në krahasim me atë që përfitoj në këtu, por gjithmonë kam menduar që të mos e braktis vendin tim. Kjo gjendje nuk do të zgjasë përfundimist, ndoshta institucionet që duhet të kujdesen për t’i qëndrruar më pranë peshëngritjes kanë përfituar nga nacionalizmi im.

A e përjashtoni mundësinë për t’u parguar në të ardhmen?
Dëshira është e madhe që mos e braktis kurrë atdheun tim, por më këtë rrjedhë që po marrin gjërat nuk përjashtoj asgjë në të ardhmen. Jam lodhur duke ju bërë thirrje prej vitesh të gjithë institucioneve për suport në momente mjaft delikate. Asnjëherë nuk e kam marrë të plotë ndidhëm që kam kërkuar, ajo ka qënë ose e pjesshme dhe në një pjesë të rasteve ka munguar.

(d.b/shqiptarja.com)