Erkand Qerimaj shpallet kampion
i Europës në peshëngritje

Erkand Qerimaj shpallet kampion<br />i Europës në peshëngritje
Europiani i peshëngritjes që po zhvillohet këtë muaj në Antalia të Turqisë, po shton dita ditës emocionet për tifozët shqiptarë, edhe pse peshëngritja ka vërtet pak fansa në vendin tonë. Por pas suksesit të Romela Begaj në dutën e dytë me nëj titull nënkampion dhe me një padrejtësi që i mohoi vendin e parë, tashmë është radha për një titulli kampion te meshkujt.

Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe në peshën deri në 77 kilogramë duke bërë nja garë mjaft emocionuese që mijëra shqiptarë e panë nga ekrani i vogël. Sportisti shkodran që ishte nëj prej favoritëve edhe pa filluar aktiviteti, ngriti shtangën në të gjitha tentativat në shkëputje, përkatësisht 153, 156 dhe 158 kilogramë. Por deri këtu ishte në vendin e dytë, cka nuk e kënaqi shkodranin.

Në stilin e shtytjes ai dha edhe maksimumin duke ngritur që në fillim 187 kilogramë në tentativën e parë. Qerimaj tentoi të vuloste garën për kampion me provën e dytë, por shtanga e tradhtoi duke u rrëzuar. Në provën e tretë, shkodrani ngriti 190 kilogramë, të paarritshme për asnjë, duke u shpallur kampion.

Në momentin e medaljeve, ai u përlot nën tingujt e himnit shqiptar. Ndërkohë peshëngritësi tjetër në garë, Hysen Pulaku mori vendin e gjashtë. Nje dite me pas mbi pedane do te ngjiten tre peshëngritës te gjithë ne baterinë B: Manjola Karaj ne peshën 69 kg dhe Ervis Tabaku dhe Endri Karina ne peshën 94 kg. Përfaqësimi i Shqipërisë përfundon ditën e diele me konkurrimin e Isa Bales ne peshën 105 kg bateria B.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta