Erlis Kuçana, pasioni i pianistit 11-vjeçar nga Lezha: Fillimi ka qenë pak i vështirë... Dëshiroj që të vazhdoj në Lice

Erlis Kuçana është nxënës i klasës së gjashtë në Lezhë shkollës 9-vjeçare "Besëlidhja" në qytetin e Lezhës.

Që në moshën 6-vjeçare, piano është bërë pjesë e përditshmërisë së tij.

"Unë e kam nisur pianon që 6 vjeç. Në klasë të parë. Në vitin 2015. Fillimi ka qenë pak i vështirë. Në shtëpi studioj. Kurse në shkollë bëj gjëra të reja që i përmirësoj", u shpreh pianisti, Erlis Kuçana.

Katër orë në ditë ja kushton pianos dhe veprat klasike janë më të preferuarat për Erlisin.

"Bazat për të mësuar pianon janë: Të mbaj dorën rrumbullak. Sikur mban një top të vogël ose mollë. Trupi drejt. As mos të godasim, as mos të shtyjmë, por ta mbështesim. Unë i bie me parte, nota. Ma nxiti babi. Ai më nxiti sepse kisha pak vesh për muzike dhe kisha e qejf. Kam arritur deri tek ajo fazë që mund të luaj pjesë shpejt. 'Klasike', 'BA', 'Barok' etj. Më pëlqejnë shumë 'Klasiket' që hyjnë tek pianisti 'BA' dhe 'baroket'. Kur i din notat dhe gjërat bazë nuk është shumë i vështirë. Por do shumë studim dhe punë. Qëllimi im është që ta mësoj pianon shumë mirë. Kam qejf që të vazhdoj në Lice", tha pianisti, Erlis Kuçana.

11-vjeçari ka marrë pjesë në shumë aktivitete brenda dhe jashtë vendit, duke u vlerësuar me çmime.

"Ishte i vogël, kur unë e shikoja duke luajtur me organo. E shikoja që e kishte me dëshirë dhe ja arriti. Jam shumë i kënaqur sepse edhe në kompeticione që ka marrë pjesë ka arrit rezultate. Së fundmi ka fituar çmimin e parë në Prishtinë në kategorinë e tij. Në Tiranë ka marrë çmimin e parë absolut. Një pjesë me katër duar", u shpreh i ati i Erlisit, Shkelqim Kuçana.

Babai i tij i cili është dhe vetë muzikant thotë se një ndihmesë të madhe në formimin e të birit është shkolla e muzikës në qytetin e Lezhës.

"Erlisi e nisi pianon në momentin që në Lezhë u vendos që të hapej një shkollë muzike. Projekt i disa mësuesve, madje kujtoj dhe mësues Sokol Vukën. Ai nuk jeton, por ama vijon projekti që ai nisi", tha babai i Erlisit.

Mësuesi i muzikës thotë se në shkollën "Besëlidhja" ka prurje shumë të mira, fëmijë të talentuar, mes tyre dhe Erlisi.

"Është një nxënës jashtëzakonisht i mirë. Puna që bën është shumë e mira. Është një nxënës i ri për mua dhe duhet të falënderojmë edhe mësuesin e vjetër që ka pasur, pasi është një mësues që me atë e ka nisur. Është nxënës jashtëzakonisht i mirë. Në Lezhë është bërë një punë shumë e mirë, por vetë qytetarët e Lezhës kanë një dëshirë shumë të madhe për muzikën. Veçanërisht për muzikën e Klasike". tha mësuesi i muzikës, Florian Hoxha.

Gjashtë vite pas hapjes së shkollës së muzikës në Lezhë, kanë dalë talentet e para, duke i kthyer këtij qyteti traditën e dikurshme.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital