Ermal Jauri: Punësimi 'thembra 
 e  Akilit’ për të rinjtë shqiptarë

Ermal Jauri: Punësimi 'thembra <br /> e  Akilit’ për të rinjtë shqiptarë
TIRANE- Të kesh një kontratë pune në treg, është shumë e vështirë. Sfidë kjo që ka prekur të rinjt shqiptarë gjatë 10 vjeçarit të fundit, por me një kërkim të thjeshtë secili nga ne mund ta bëj ëndrrën realitet. Në një intevristë për “Shqiptarja.com” drejtori ekzekutiv i Europe Agency, Ermal Jauri na tregon rrugën e gjatë të agjensisë së punësimit, kontrata sezonale, përfitimin profesional gjatë shkëmbimit të eksperiencave, si dhe benefitet që kanë pasur të gjithë të rinjt që kanë fituar nëj vizë dhe një kontratë pune.

Në këtë rrëfim ai ndalet edhe kontrata e punës, duke qenë kontratë sëzonale tre deri në dhjetë mujore, ofron mundësi të shkëlqyera të cilat do të jenë pasaporta e karrierës tuaj në profesionin që do të vijoni gjithë jetën.

Që në vitin 2005 ju tashmë keni ngritur këtë agjensi punësimi. Cili ishte qëllimi i saj dhe në çfarë fazash keni arritur këtu?
Në fillimet tona në 2005, si një student i sapodiplomuar, në çdo bisedë më grup mosha të ndryshme, kryefjala e një të sapo diplomuari ishte: “kudo që aplikon për punë, të gjithë kërkojnë minimum një vit eksperiencë pune”…. Po ku do ta gjejë dhe fitojë këtë ekspereincë punë, pikërisht një i sapo diplomuar! Fillimisht shërbimet tona ishin në fushën e turizmit dhe punësimit sezonal jashtë vendit në kuadër të programeve të ndryshme të shkëmbimeve kulturore dhe intershipeve.

Nëpërmjet këtyre programeve, një student mund të punonte gjatë muajve të verës  ne punë sezonale 3-4 muaj ose mund të ishtë pjesë e praktikave profesionale me pagesë si “Paid Internships” në profile dhe pozicione të ndryshme. Kjo gjë do të çonte që gjatë gjithë periudhës së studimeve akademike në fakultet, të gjthë të rinjtë që do të merrnin pjesë në këto programe, në përfuddim të studimeve, kishin në cv e tyre eksperiencën e punës një vjeçare që kaq shumë kërkohej.

Më vonë çdo gjë do të ndryshonte, “Europe Agency” fitoi lecensën si “Agjensi Ndërkombëtare Punësimi” nga “7A International Recruiters” me seli në Ëashington DC në vitin 2006 me një aktivitet rekrutimi lider në rajon e më gjërë. Shërbimet tona të rekrutimit dhe konsulencës kanë bërë të mundur që të renditemi në TOP listë ndër agjencitë rajonale të rekrutimit, madje duke patur dhe eksluzivitet në fusha dhe përfaqësues të ndryshëm për tregun e punës vendas dhe atë rajonal.

“Europe Agency” vjen në tregun vendas dhe atë rajonal më objektiva dhe plan të qartë rekrutimi me qëllim përmbushjen e kërkësave të çdo punëdhënësi apo institucioni arsimor në fusha të ndryshme në shërbimin e punësimit, edukimit dhe konsulencës.

Cili ishte impakti i parë pas punësimit sezonal nga të rinjt shqiptarë?
Sikurse e citova, punësimi sezonal është ‘thembra e akilit’ për të rinjtë shqiptar. Të gjithë ne gjatë pushime verore tentojmë të bëjmë punë sezonale me qëllim plotësimin sado pak të nevojave tona ekonomike. Por, kur kjo mundësi punësimi sezonal, mundësohet jashtë vendit, jo vetëm plotëson këtë nevojë ekonomikë në benefite finaciare akoma më të larta, por gjithashtu të jep mundësinë e përmirësimit të gjuhës së huaj në bazë të vendit respektiv si Amerikë, Angli, Kanada, Gjermani, Danimarkë, Francë, Dubai, Abu Dhabi etj, por njëkohësisht të ofron atë çka tregu vendas nuk e ofron… mundësinë e shtimit në cv-në tënde të një experience pune ndërkombëtare duke u pajisur në fund me një vlerësim pune të mirëfillti e professional nga një punëdhënës i huaj.

Në rastin konkret, Europe Agency në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar, mundëson kontrata punë sezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si: fotograf, asistentë të ndryshëm, udhërrëfues, guidë turistikë, kuzhinier, staf shërbimi në hoteleri-turizmit, konsulent rinor, officer sigurie etj…

Kush janë kufinjtë e shtrirjes gjeografike që ju operoni si kompani?
Shpesh herë ne i referohemi hartës së shtrirjes gjeografike të shërbimeve tona si harta e facebook. Zyra qëndrore të Europe Agency janë në Tiranë, më tej kemi Europe Agency Kosovo në Prishtinë, Montenegro në Podgoricë, Abu Dhabi dhe së Shpejti Maqedonia dhe Bosnje Hercegovinë. Këto adresa janë degët  tona rajonale.  Por, shërbimet tona shkojnë përtej ketyre harave. Në kuadër të disa marrëveshjeve eksluzive, gezojmë të drejtën e eksluzive të ofrimit të programeve të rekrutimit, studimit dhe konsulencës për rajonin e Ballkanit për një sëri kompanish ndërkombëtare në fusha të ndryshme.

Të qenurit partner eksluziv për kompanitë, nuk na jep  vetëm kenaqësinë dhe krenarinë e përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por gjithashtu na jep përgjegjesinë për ti ofruar partnerëve ndërkombëtar, cilësinë e kërkuar të shërbimeve tona, fuqinë punëtore profesionale në bazë të kritereve por njëkohësisht të qenurit pranë, asistimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të aplikantëve tanë.

A kanë interes nga të rinjtë për të punuar në Lindjen e Mesme dhe Kanada?
Që prej vitit 2010, tregu i punës i Lindjes së Mesme ka drejtuar sytë drejt fuqisë punëtore në Ballkan. Në fillim u desh të promovonim Lindjen e Mesme si vend dhe kulturat e mundësite e punësimit që ajo mbart dhe me vonë pozicionet e punës dhe punëdhënësit.

Kur flasim për Lindjen e Mesme, shqiptarët gjëja e parë që çonin në mendje ishte Libai, Siria, etj. Kontratat tona të punës nuk kanë të bëjnë aspak me këto vende. Kontratat tona shtrihen në Emiratet e bashkuara Arabe konkretisht, Dubai, Abu Dhabi, Katar, Oman etj. Ajo çka i bën shqiptarët ndryshe në këto vënde është se fuqia punëtore shqiptare ofron te njëjtin profesionalizëm dhe kulturë si ajo Europiane.

Sa është numëri i të rinjëve që kanë arritur të sigurojnë një punë jashtë Shqipërisë?
Europe Agency në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit para pak javësh shpërndanë disa kontrata dhe viza pune për fituesit e aplikimeve për shqiptarët që duan të punojnë jashtë vendit. Deri më sot datë 15 Korrik 2015, janë plot 280 të punësuar dhe që punojnë në vendet respektive të punës, vetëm për vitin 2015 në kontrata të ndryshme punë në mbarë botën të ndërmjetësuara nga ne dhe kemi mbi 150 aplikantë të cilët janë në process.
 
Duke qënë se punojnë në një vend të huaj, cilët janë përfitimet që ata kanë?
Pikë së pari për mendimin tim, gjëja më me vlerë që aplikantët përfitojnë gjatë një kontrate pune është eksperienca ndërkombëtare dhe qëllimi që në një të ardhme atë experience do ta kthejnë në Shqipëri. Në këndvështrimin e Europe Agency në jemi për krijimin dhe ofrimin e mundësive të ndryshmë të punësimin në mbarë botën qoftë atë sezonal apo më kontratë afatgjatë, me idenë dhe qëllimin që një ditë ajo eksperiencë do të kthehet në vendin tonë pqë të bërë pikërisht ndryshimin e shumë pritur nga të gjithë ne.

Shqipëria dhë shqiptarët nuk kanë nevojë për azile të ndryshme apo për të qenë të paligjshmë. Nëpërmjet kontratave të punës kanë plot mundësi alternative punë për tu shkëputur nga kafet e përditshme apo për të qëndruar larg emigracionit të paligjshmë, ku sado mirë të bëhesh e sado kohë të qëndrosh, gjithmonë do të jesh i paligjshëm.Nga ana tjtër, ajo që përfitojnë janë dhe licensat për ushtirim profesioni.

Çfarë kontratash ofrojnë kompanitë e huaja dhe cilat janë pagat mesatare?
Nga të gjithë kompanitë respektive që ne kemi kontratë bashkëpunimi dhe rekrutojmë staf të pozicioneve të ndryshme për to, sigurojmë kuotat e personelit dhe pozicioneve vakante ku një pagë mesatare shkon 800 dollarë.

Çfarë kriteresh duhet të plotësohen për të kërkuar një punë jashtë shtetit?
Në varësi të profesionit dhe pozicionit të punës janë dhe kriteret. Por, ato çka duhet të përmenden është që në përgjithësi për cdo pozicion punë që mundësojmë duhet të plotësohen disa kritere krysore si; mosha mesatare, diploma respektive, eksperiencë minimale, aftësi të mira komunikuese, aftësi komunikimi në anglisht dhe të jesh i pastër penalisht. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin