I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, aktori i humorit Ermal Mamaqi ka treguar ngjarjen më të vështirë të jetës së tij.
“Ishim mes një turme me 5000 njerëz. Në një moment, nuk e di se çfarë ndodhi por mbaj mend vetëm Amin që vjen dhe më thotë: “Po e mban ti djalin, apo jo?” dhe unë i përgjigjem: “Jo, po e mban ti!”, ka treguar aktori Mamaqi.
Mbas kërkimeve dhe momenteve të vështira ata e kanë gjetur Joelin, duke i rënë pianos në një ambient ku kishin qënë pak kohë më parë.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com