Emocione, batuta por edhe lot ka sjellë mbrëmë emisioni “6 Ditë pa Ermali”, një rikthim në momentet më të veçanta të Dr.Florit. Kanë qenë pikërisht miqtë e tij më të ngushtë që e kanë sjell në një tjetër dimension figurën e Floran Kondit, tekstshkruesit dhe këngëtarit që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare.
Këngëtarja Aurela Gaçe, Landi Hysi dhe aktori Eglein Laknori zgjodhën emisionin e Ermalit për të ndarë kujtimet më të bukura ndër vite, krijimet muzikore, projektet që nisën, por do të përfundojnë dhe pa praninë e Dr.Florit, duke e sjellë shpirtin e tij artistik mes buzëqeshjes dhe lotëve.
“Ndryshe nga çdo herë, jemi në një dedikim për mikun tonë, Dr.Florin. Ndoshta i vetmi njeri që unë njoh që si ka bërë kurr keq njeriut”, këta ishin fjalët që shoqëruan hapjen e emisionit si një dedikim për Dr. Florin, të thëna nga Ermali ku lotët treguan sesa shumë ndjehej mungesa e tij!. Ndërsa miqtë e tij tregojnë dimensionin e një djali me shpirtë dhe botë të madhe, Ermali sjell batuta e tij më jetësore se kurrë.
“Në këtë rast do të më thoshte: Pse Ermal budalla je ti që të mos dalësh para kamerave, ik ore bëj gallat me mua. Madje thuaja njerëzve se sa shumë gërhisja”. Dalja e këtyre artistëve përmes këtij rrëfimi nuk ishte aspak e lehtë, madje e vështirë edhe për publikun që minutë pas minute emocionohej nga fjalët që ata tregonin për miqësinë disa vjeçare me djalin rebel të skenës shqiptare.
Edhe pse tashmë Floran Kondi nuk jeton më, krijimet dhe projektet e ngelura në mes do të jetësohen, do të marrin kuptim po aq sa ai të ishte mes tyre. Pikërisht, për këtë arsye Aurela Gaçe, këngëtarja e cila prej vitesh solli bashkëpunime të suksesshme bashkë me Dr. Florin premtoi se projektin e lënë në mes do ta publikoj sapo të kthehet nga turneu në Amerikë.
“Ai la përgjysmë një këngë me mua. Edhe pse unë i kërkova të shkruaj vargjet për jetën time, ai duket se ato vargje ja ka dedikuar vetes së tij. Jam me fat që zërin e tij e kam në demo”, tregoi Aurela. Duke lartësuar figurën dhe botën shpirtërore të një artisti të madh, miqtë e tij u shoqëruan gjatë gjithë minutazhit me muzikën dhe vargjet e këngëve që nuk do të shuhen kurrë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com