Ermal Mamaqi së shpejti
me një emision humori

Ermal Mamaqi së shpejti<br />me një emision humori
Prezantuesi dhe këngëtari i njohur shqiptar Ermal Mamaqi dfo të nisë një aventurë të re televizive në platformën “Digitalb”. Vetë prezantuesi ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një status ku lajmëron fansat e tij për këtë format të ri. “Të dashur miq!

Dua t'ju njoftoj se duke filluar që sot unë jam pjesë e Platformës Digitalb! Së shpejti do të filloj në një emision me humor, të cilin do ta drejtoj unë. Dëshira ime është që njëri nga Ju, "fansat e faqes time" ti vëre emrin show-t tim të ri në DIGITALB. Plus, do e bëjmë të famshëm autorin e titullit. Do ta ftojmë në emision!!!

ermal mamaqi

Kujdes: titulli duhet të ketë emrin "ERMAL" brenda. Forcaaaa... më ndihmoniiiiiiii!!!,”-ka shkruar Mamaqi në Facebook.

Mesa duket edhe 2014 ashtu si 2013 ka nisur mjaft mirë për Mamaqin, i cili është bërë baba për herë të parë si dhe ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të rëndëishme televizive duke përmendur këtu prezantimin e edicionit të sivjetshëm të "Këngës Magjike", si dhe premierës së komedisë romantike shqiptare "Femrat".

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid