Ermal Meta dhe Erion Veliaj organizojnë darkë bamirësie për fëmijët e ‘Shtëpisë Rosalba’ në Lezhë, këngëtari dhuron një fond në ndihmë të fëmijëve: Ky takim të bëhet i përvitshëm

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, organizuan mbrëmë një darkë bamirësie, në ndihmë të “Casa Rosalba”, një qendër në një fshat të vogël të Lezhës, që mirëpret dhe përkujdeset për fëmijë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Mes emocionesh për gjestin e veçantë të këngëtarit Ermal Meta, i cili dhuroi një fond bamirësie për këtë qendër, Veliaj tha se veprime të tilla duhen bërë sa herë është mundësia, për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë.

“Dua ta falënderoj me gjithë zemër Ermalin. Kjo bamirësi, edhe e atyre që janë dhe nuk janë këtu sot, të cilët janë angazhuar për t’i mbledhur këto fonde, besoj se zgjidh sado pak një nevojë për të ndihmuar, ushqyer dhe kujdesur për rreth 500 fëmijë. Kjo ishte ideja e Ermalit dhe ndonjëherë, Perëndia ia jep thirrjen dikujt, ndërsa ne të tjerët jemi në ndihmë të tij, ndaj jam shumë i lumtur ta ndihmoja në këtë përpjekje fantastike. Të jam shumë shumë mirënjohës!”, iu drejtua Veliaj këngëtarit shqiptar.

Ermal Meta tha se do të dëshironte që ngjarje të tilla bamirësie të realizoheshin përherë.

“Do më bëhej shumë qejfi që, kjo të mos jetë hera e parë dhe e fundit, por ky takim të rinovohej çdo vit. Për mua ky është një mision dhe ajo çka ndjeva kur u larguam atë natë nga Shtëpia Rosalba, në mënyrë të pashpjegueshme e ndjeva veten pak prind. Nuk e di çfarë do të thotë sepse unë nuk kam fëmijë, por në atë moment ashtu e ndjeva veten. Do më pëlqente që edhe shumë të tjerë të ndiheshin si unë dhe ky takim të bëhej i përvitshëm, pasi duhet të mendojmë për të ardhmen e atyre fëmijëve. Jeta nuk është vetëm sot, por është t’u japim këtyre fëmijëve kapacitetin që ta realizojnë të ardhmen me duart e tyre”, përfundoi ai.

Motër Alma, një prej zonjave që ka themeluar Shtëpinë Rosalba, falenderoi kryetarin Veliaj dhe këngëtarin, Ermal Meta, për këtë nismë të bukur në ndihmë të fëmijëve.

“Falënderoj me gjithë zemër kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili iu bashkua premtimit të Ermal Metës, i cili na tha: ‘Unë nuk do t'ju lë’. Ky premtim është bërë edhe më i bukur sepse ju Veliaj shtrënguat dorën e Ermalit dhe së bashku keni realizuar këtë event bamirësie. E mira që ju keni bërë sonte është një burim shpëtimi për këto vajza", tha Motër Alma.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 06/02/2022 15:02

    Pra, Erion Fiku paguan kete ahengxhiun me paret e bashkise Tirane per aktivitete ne Tirane, ndersa ky ahengxhiu ben bamiresi ne nje fshat te Lezhes bashke me krytarin e bashkise Tirane. Ka ndonje qe i ve emer kesaj?

    Përgjigju
    • Tuku: 06/02/2022 18:01

      Lexo me vemendje sepse shkruhet se organizohet per femije te ardhur nga te gjitha rrethet, pavaresisht vendit ku eshte bere ceremonia e bamiresise.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë