Ermal Meta vazhdon garën në
‘Sanremo’ pas pezullimit

Ermal Meta vazhdon garën në<br />‘Sanremo’ pas pezullimit<br>
Këngëtari shqiptar Ermal Meta rikthehet në konkurim në festivalin preztigjoz të muzikës italiane Sanremo.

Meta konkurron në këtë festival në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, e cila sipas organizatorëve ka ngjashmëri me këngën “Qetësi”, të Amber Calvani dhe Gabriel de Pacali, konkuruese në vitin 2016. Pas pezulimi sot e kane ripranuar në garë.

Sipas rregullave të brendshme të festivalit, ngjashmëria mes këngëve lejohet në masën 30%, që duket se Meta nuk e ka tejkaluar.

Këngëtari shqiptar reagoi në Instagram menjëherë pas pezullimit duke mohuar çdo akuzë, ndërsa sot RAI ka rikthyer në garë për çmimin e madh Metën dhe Fabrizio Moron.

Ditën e djeshme dyshja e këngëtarëve, Meta Moro u akuzua për plagjaturë dhe u pezulluan deri në momentin e sqarimit nëse akuzat ishin të verteta ose jo. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët