Ermali dhe Françeska komente për banorët e tjerë

Ermali dhe Françeska komente për banorët e tjerë
Marrëdhënia mes Ermalit dhe Françeskës është një nga më të komentuarat brenda shtëpisë së Big Brother. Gjatë ditës së sotme ata kanë qëndruar të përqafuar në krevat, ku Flori përpara se të largohej u thotë: “T’ju lë njëçik vetëm puçi-puçi”. Françeska ia kthen se nuk dëshiron t’a dëgjojë të shprehet më kështu. Më pas Ermali i thotë : “Me florin merresh ti?!. Ndërkohë që Françeska thotë se ai u rendit i katërti nga votat e publikut. Biseda mes dy banorëve vazhdon për Klaudjan dhe Erionin. Të dy ndajnë të njëjtën antipati për konkurrentët e përmendur. “Se çfarë i pëlqen ai Erioni asaj? Ajo do të identifikohet si personi me karizmatik brenda”, shprehet Franceska.Më pas objekt i komenteve të tyre është bërë dhe Arjola e cila i përshëndet nga xhami. “Hajt, do ta futim atë në mes?” thotë Ermali dhe qesh, ndërsa Franceska shprehet se do të ikë në momentin që Arjola do të shkojë atje.
Arjola shkon tek ata dhe Franceska përfiton për t’u tallur me të. Sipas saj është njohur me Ermalin që jashtë, por këtë gjë nuk duhet t’a diskutojë me banorët e tjerë. Arjola e beson që dy banorët mund të jenë njohur më përpara jashtë dhe se Vëllai i Madh e ka futur Franceskën si banore të infiltruar.
Më pas të tre bëjnë shaka pasi Arjola u thotë se do t’i vendosë unazat e fejesës.(xh\shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë