Ermira Babamusta, “Gruaja Ndërkombëtare Humanitare”, që punoi me Obamën

Tiranë - Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme, në Manhattan , Nju Jork,  16 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar në Shqipëri. Por po  aq vite ka kaluar  në Amerikë, një dimër në Prishtinë, një verë në Francë-Gjermani-Bruksel-Hollandë-Luksemburg, një verë tjetër sërish në Prishtinë dhe një vit në Angli. Nga Shqipëria thotë se ka mësuar bujarinë, tolerancën, kulturën, mirësinë dhe traditat shqiptare. Nga Amerika ka mësuar drejtësinë, demokracinë, pavarësinë e individit dhe ndjenjën e komunitetit. Nga Franca mësoi artin dhe vlerat e barazisë (égalité)dhe nga Kosova mësoi vullnetin e një kombi për demokraci dhe zhvillim, mikpritjen madhështore shqiptare, bukuritë dhe aspektin kulturor. Nga Anglia thotë se ka mësuar ndjenjën e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut, ashtu si në Amerikë, si dhe historinë mijëvjeçare mbretërore, tradita që ruhen edhe sot. Aspektet e tjera në jetë ja ka dhënë përvoja dhe përgatitja që ka bërë. Ajo thotë se në  Amerikë suksesi është një mundësi e barabartë për të gjithë, për atë që punon shumë, i dedikohet punës dhe përgatitet mirë për të arritur synimet në jetë. Kjo e drejtë demokratike duket se i ka dhënë vizion, të ketë synime të larta sepse si tregon Ermira në këtë intervistë, pjesë e librit "Zonjat shqiptare në Nju Jork" të Albanian Excellence, shoqëria amerikane vlerëson atë që punon. Në aspektin politik ka mësuar nga vetë institucionet që bëjnë politikë: Senati dhe Kongresi Amerikan gjatë punës me kongresmenët e nderuar Tom Harkin dhe Mark Kennedy në Washington DC, departamenti i paqes i OKB-së në New York, si dhe puna për zgjedhjen elektorale të Presidentit Barak Obama në 2008 dhe në 2012. Aty mësoi nga afër se si funksionon demokracia dhe diplomacia, dhe përfshirja e popullit amerikan në sistemin elektoral. Senatori Tom Harkin dhe kongresmeni Mark Kennedy bashkë më stafin e zyrës kanë patur një respekt të veçantë për të dhe Ermira thotë se e ka ndjerë veten si në familje në zyrat e tyre.  Ermira kujton në këtë intervistë vitin 2008, kur aplikoi si organizatore e fushës në përgatitjet parazgjedhore të Presidentit Obama dhe ku mori trajnimin e duhur nga "Obama për Amerikën". Me aftësitë e saj u ngrit në detyrë duke u zgjedhur "Team Leader" (Drejtuese e Ekipit) dhe më pas Drejtoreshë (GOTV Director). Ermira u zgjodh një nga drejtueset që organizoi Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Kolorado, në 2008 me 75,000 pjesmarrës. Grupin që drejtonte në Florida e kish sjellë me vete në Kolorado. Ndërsa në 2012 e kërkoi vetë administrata nga eksperienca që kishte në fushatën e parë në Filadelfia, ku jetoi gjatë fushatës duke patur përsipër Ohio dhe Penssylvania. Ermira Babamusta pati nderin të marrë ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë e pranishme në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores, në dy momente historike.  Ka qenë nder i veçantë për Ermira Babamustën, vlerësimi që ka marrë si "Gruaja Ndërkombëtare Humanitare" dhe babai i saj,  Neki Babamusta si, "Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë" nga Kongresi Amerikan për punën e tyre për demokraci, dipomaci dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.
F.N: Si ka qënë Ermira e vogël, cilat ishte jeta e saj në Shqipëri?
E.B: Kur isha e vogël më pëlqente të shkruaja poezi dhe e kaloja kohën duke lexuar libra. Kam qenë 13 vjeç kur kam mbaruar katër volumet e novelës historike të Tolstoit "Lufta dhe Paqa" dhe më tërhiqte historia e Napoleonit dhe ushtrisë franceze. Babai, mësues historie, me tregonte më tepër për figurën historike të Francës, Napoleon Bonaparti, i cili hartoi kodin penal dhe civil të Francës për themelimin e një shteti modern. Ishte ushtarak ambicioz dhe arriti të ngrihet nga hierarkia e ulët deri në perandor. Kujtimet e tjera të fëmijërisë, përveç konkurseve të letërsisë dhe matematikës i kam me Institutin Jeta e Re, misioni kristjan në Tiranë "Albania Campus Crusade for Christ". Në vitet 1995-96 kam kaluar verën duke udhëtuar me misionarët amerikanë në Veriun e Shqipërisë. Bujaria shqiptare na bëri mikpritjen tradicioinale madhështore. Edhe në shtëpinë tonë kemi mbajtur familje dhe studentë amerikanë dhe evropianë që vinin me programin fetar-kulturor në Shqipëri. Ndërsa në 1996 kemi shpërndarë ndihma për familjet në nevojë me xhipat e NATOs, Unicefit dhe Ambasadës Amerikane nëpër Shqipëri. Në vendet e thella malore ku nuk udhëtohej me makinë përdornim helikopter për të shpërndarë ndihmat.
 F.N: Kishit menduar që jeta juaj do të vazhdonte në Amerikë ? Ishte këmbëngulja që ju çoi në kontinentin e lirisë apo fati?
E.B.: Shqipëria gjithnjë ka përkrahur diversitetin kulturor, mësimin e gjuhëve të huaja dhe respekton kultura të ndryshme. Institucionet shqiptare i kanë hapur dyert studentëve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës që ato të njihen nga më afër me kulturën, traditat dhe inteligjencën shqiptare. Po ashtu, dhe shume vende në botë kanë pranuar shqiptarë të trajnohen dhe marrin ekspertizë në fusha të ndryshme. Ky këmbim në njohuri, përvojë dhe kulturë prezanton lidhjet e një bote jo kaq të largët nga njëri tjetri dhe nxit më tej zhvillime në fusha të ndryshme në dobi të njerëzimit. Konkretisht, këtë verë tre studentë amerikanë nga Universiteti i Miçiganit i Sh.B.A.-së do kenë mundësinë të bëjnë praktikën tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri. Mbi 60 studentë shqiptarë kanë marrë pjesë në programin "Shkëmbin Rinor dhe Edukues" (YES, Youth Exchange and Study) financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkrahur nxënës shqiptarë të kalojnë një vit akademik me bursë në Amerikë dhe të njihen me jetën, kulturën dhe historinë amerikane. (http://yesprograms.org/country/albania)  Në 2014-15 pata mundësinë të marr pjesë në diskutimet për Programin e Diasporës për Shqipërinë dhe Kosovën me Ministrinë e Diasporës, Punëve të Jashtme dhe grupet përkatëse shqiptare në Amerikë. (http://rd.rks-gov.net). Universiteti i Harvardit ka parashtruar Projektin për Rritje Ekonomike në Shqipëri dhe këtë verë studentë nga Harvardi do kenë mundësinë të bëjnë praktikën në ministri të ndryshme të Shqipërisë. (http://projects.iq.harvard.edu/albaniagroëthlab)
 F.N.: Si u përballët ju më Amerikën, si kishit menduar ju këtë  vend të madh dhe si u gjetët ju  në të?
E.B.: Amerika më priti dhe më pranoi si bijën e saj, dhe kam gëzuar të drejta të plota. E kam ndjerë vetën të barabartë si të tjerët. Mentori im i parë ishte senatori Tom Harkin për të cilin kam punuar në Senatin Amerikan në Washington DC. Për 40 vitet e shërbimit të tij në politikën amerikane Senatori Harkin i është përkushtuar popullit dhe shoqërisë amerikane. Mësova prej tij proçeset legjislative dhe demokratike në shërbim të publikut amerikan.  Në vitin 1998 fitova të drejtën e studimit për në Amerikë ku mbarova vitin e katërt të shkollës së mesme me notat më të larta (me mesataren 4.00 GPA). Më pas fitova bursën për edukimin e lartë duke patur ekselencë akademike në programet e baçelorit, dy mastera dhe doktoraturën në shkenca politike dhe punë të jashtme. Pata fatin po ashtu në vitin 2013 të pranohem në programin e Harvardit "Mbrojtje Kombëtare dhe Strategji" dhe të mësoj nga profesorë të shkëlqyer si Dr. Graham Allison, drejtori i qendrës për punë të jashtme në Harvard "Belfer Center" dhe këshilltar special për mbrojtje gjatë administratës së Presidentëve Regan dhe Klinton. Vetëm më pak se gjysma e studentëve të pranuar arritën ta përfundojnë me sukses programin e Harvardit dhe të akordohen me çertifikatën e mjeshtërisë. Gjatë studimeve të doktoraturës në Universitetin e W. Virxhinia kam jetuar dhe kryer programin e Strasburgut në Francë në degën "Ligji Europian dhe Institucionet e BE-së" me bursë dhuruar nga Qendra e Gruas si grua me arritje akademike dhe profesionale. Ndërsa në New York kam përfunduar dhe programin e avancuar "Diplomaci e OKB-së", ku dhe kam punuar në Departamentin e Paqes të OKB-së në Manhattan.
 F.N.: Sot çfarë është për ju Amerika? Si do ta zbërthenit ju jetën që bëhet në kontinentin amerikan?
E.B.: Amerika është vendi që dua dhe respektoj, më ka edukuar dhe dhënë shumë mundësi të shkëlqyera në jetë. Vlerësoj drejtësinë, demokracinë dhe lidershipin amerikan dhe dashamirësinë e popullit amerikan. Falë politikës së jashtme të Amerikës ndaj shqiptarëve, sot Kosova dhe Shqipëria gëzojnë një aleate të fuqishme që interesohet në zhvillimet e dy vendeve. Jeta që bëhet në Sh.B.A. reflekton një kulturë të mrekullueshme të popullit amerikan dhe një politikë transparente të drejtuesve. Identiteti amerikan i vë rëndësi aftësisë dhe punës që bën individi, si dhe shërbimit për të zhvilluar komunitetin. Në 2009 dhe 2011 kam punuar si Këshilltare e Fakultetit në Këshillin e Kongresit Amerikan për Lidershipin e Rinisë në Washington DC dhe Nju Jork. Në këtë program vinin grupe studentësh nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe nxënës të shkëlqyer nga Shqipëria për të marrë aftësi në diplomaci, negociata dhe si të bëhen drejtues të ardhshëm. Kemi vizituar Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, OKB-në, Bankën Botërore, ambasadën e Izraelit dhe ambasada të tjera. Një nga spikerët e preferuar të programit ishte profesor doktor Gary Weaver, nga Universiteti "American University". Më kujtohet shumë mirë leksioni i tij mbi ndryshimet përtej kulturave, illustruar në modelin ajsbergut i ndarë në tre kategori: (1) sjellja, e dukshme në majë të ajsbergut, (2) besimet, vija që prek sipërfaqen e ujit, dhe (3) vlerat dhe modelet e të menduarit, të padukshme nga sipërfaqja, zhytur poshtë në ujë. Sipas Weaver, kultura e një shteti mund të kuptohet nga këto tre shtresa. Një pjesë e kulturës e një vendi është "mbi ujë", është e dukshme dhe lehtë për të njohur si përshembull traditat kulturore-artistike, veshtjet tradiconale, gatimet, gjuha, feja etj. Por 9/10 e ajsbergut është e mbuluar nga uji, ku janë elementat e thella të kulturës si koncepti për drejtësi, zgjidhja e problemeve, lidhjet interpersonale, edukimi, normat dhe konteksti social (Gary Weaver, Cross Cultural Orientation, 1986). Gary Weaver i ndan kulturat në dy kategori: (1) "to do" (të bësh) dhe (2) "to be" (të jesh). Kultura amerikane dhe disa kultura të zhvilluara evropiane identifikohen me kategorinë e parë, ndërsa Ballkani, disa vende të tjera evropiane, aziatike dhe afrikane me kategorinë e dytë. Kultura "të bësh" karakterizohet nga disa cilësi si: statusi i fituar, arritje të individit, veprimi i individit, barazia, mbështetja në vete, pavarësia, konkurrenca individuale dhe individualizmi. Ndërsa kultura "të jesh" ka këto cilësi: status të përshkruar ku lidhjet fisnore dhe familjare kanë rëndësi, përkatësia dhe lidhjet, përkatësia, pabarazia, mbështetja në të tjerët, ndërvarësi, bashkëpunim dhe kolektivizmi. Një amerikan identifikohet me punën që bën, është një mjek apo avokat. Ndërsa një ballkanas ose një afrikan identifikohet me prejardhjen e familjes, përshembull i biri i...e bija e ....nga ky qytet... Sot globalizmi po afron vende të ndryshme të botës dhe nga këto dy kultura janë krijuar kultura të "përziera" duke huazuar elemente midis kulturës "të bësh" dhe "të jesh".
 F.N.: Çfarë keni mësuar ju nga Amerika dhe ju në Amerikë?
E.B.: 16 vitet e para të jetës time i kam kaluar në Shqipëri dhe 16 vjet të tjera i kam kaluar në Amerikë, një dimër në Prishtinë, një verë në Francë-Gjermani-Bruksel-Hollandë-Luksemburg, një verë tjetër sërish në Prishtinë dhe një vit në Angli. Nga Shqipëria kam mësuar për bujarinë, tolerancën, kulturën, mirësinë dhe traditat shqiptare. Nga Amerika kam mësuar drejtësinë, demokracinë, pavarësinë e individit dhe ndjenjën e komunitetit. Nga Franca mësova për artin dhe vlerat e barazisë (égalité), dhe nga Kosova mësova vullnetin e një kombi për demokraci dhe zhvillim, mikpritjen madhështore shqiptare, bukuritë dhe aspektin kulturor. Ndërsa nga Anglia ndjenjën e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut, ashtu si në Amerikë, si dhe historinë mijëvjeçare mbretërore, tradita që ruhen edhe sot.  Aspektet e tjera në jetë m'i kanë dhënë vetë përvoja dhe përgaditja që kam bërë. Në Amerikë suksesi është një mundësi e barabartë për të gjithë, për atë që punon shumë, i dedikohet punës dhe përgatitet mirë për të arritur synimet në jetë. Kjo e drejtë demokratike më ka dhënë vizion, që të kem synime të larta sepse shoqëria amerikane vlerëson atë që punon.  Në aspektin politik kam mësuar direkt nga vetë institucionet që bëjnë politikë: Senati dhe Kongresi Amerikan gjatë punës me kongresmenët e nderuar Tom Harkin dhe Mark Kennedy në Ëashington DC, departamenti i paqes i OKB-së në New York, si dhe puna për zgjedhjen elektorale të Presidentit Barak Obama në 2008 dhe në 2012. Aty mësova nga afër se si funksionon demokracia dhe diplomacia, dhe përfshirja e popullit amerikan në sistemin elektoral. Senatori Tom Harkin dhe kongresmeni Mark Kennedy bashkë më stafin e zyrës kanë patur një respekt të veçantë për mua dhe unë e kam ndjerë veten si familje në zyrat e tyre.
F.N.: Si arritët të punoni në administratën e Obamës si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale 2008 dhe 2012?
 E.B.: Në të dyja pozitat u zgjodha kandidate për intervistë dhe fitova vendin e punës se kisha kualifikime të forta. Kam patur nderin të punoj në dy fushatat elektorale presidenciale në Sh.B.A. Në 2008 aplikova si organizatore e fushës në përgatitjet parazgjedhore, ku mora trajnimin e duhur nga "Obama për Amerikën". Me aftësitë e mia u ngrita në detyrë duke u zgjedhur "Team Leader" (Drejtuese e Ekipit) dhe më pas Drejtoreshë (GOTV Director). Kam patur përsipër shtete kyçe gjatë fushatës si Florida, Ohio, Pennsylvania dhe Kolorado, ku kam jetuar gjatë fushatës presidenciale.
Gjithashtu u zgjodha një nga drejtueset që organizova Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Kolorado, në 2008 me 75,000 pjesmarrës. Grupin që drejtoja në Florida e solla me vete në Kolorado dhe kemi qenë një ekip shumë i mirë dhe efektiv. Ndërsa në 2012 më kërkoi vetë administrata nga eksperienca që kisha në fushatën e parë në Filadelfia, ku jetova gjatë fushatës duke patur përsipër Ohio dhe Penssylvania. Pata nderin të marr ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë pranishëm në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores, dy momente historike.
F.N.: Presidenti Obama, ju është përgjigjur personalisht, një letre që ju i jeni drejtuar. Shtëpia e Bardhë ju ka vlerësuar me dekorimin e lartë nga Presidenti për shërbim kombëtar.
 E.B.: Kultura politike amerikane mirëpret komunikim nga populli sepse bazohet në ideologjinë demokratike "për popullin, nga populli". Në tema që më interesojnë si qytetare amerikane i jam drejtuar senatorëve amerikanë dhe Shtëpisë të Bardhë të cilët janë shumë korrektë dhe kthejnë përgjijge. Ky sistem është për t'u admiruar sepse tregon një politikan është i hapur të dëgjojë mendimet e popullit dhe vepron në bazë të tyre dhe interesave të shtetit, që në princip reflektojnë edhe interesat e popullit. Përveç korrespondencës, banorët e shtetit kanë mundësinë të takojnë dhe vetë senatorët dhe kongresmenët e tyre në zyrat e Kongresit Amerikan në Washington DC. Pra influenca e popullit nuk mbaron me votën në ditën e votimit. Por është një marrëdhënie e vazhdueshme ku dyert e politikanëve janë të hapura për të marrë parasysh çështjet dhe shqetësimet banorëve në politikën që bëjnë në institucionet qeveritare. Vlerësoj tepër nderin e madh dhënë nga Presidenti Obama, me çmimin e lartë me medalje flori për shërbim kombëtar "President's Volunter Service Award". Besoj se duke i shërbyer komunitetit krijojmë një të ardhme më të mirë për të.
F.N.: Në 2007 dhe 2012-13 keni  kryer  dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë në Kosovë, mbrojten e paqes, demokracisë dhe drejtësisë në vend, dhe lobimin e integrimit europian të Kosovës. Si e shihni ju perspektivën e Kosovës?
 E.B.: Kosova është në rrugën e duhur e një shteti të ri demokratik. Progres ka patur në bisedat me BE-në dhe përmirësimin e marrëdhënieve në rajon. Këto ecuri i vlerësoi edhe Sekretari i Shtetit Amerikan z. John Kerry, i cili theksoi dedikimin e Amerikës ndaj Kosovës dhe përkrahjen e saj në integrimin e plotë drejt familjes evropiane. Për çështjen e Kosovës kam bërë një punim shkencor botuar në New York "Kosovo Status Talks: A Case Study on International Negotiations" dhe tani po përfundoj të dytin. Pata mundësinë të marr pjesë në dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë dhe sot vazhdoj të përkrah pavarësinë, zhvillimin e saj dhe rrugën demokratike të vendit për t'u bërë një shtet i fuqishëm dhe i dobishëm për rajonin.
 F.N.: Çfarë është Kosova për ju?
E.B.: Kam jetuar dhe punuar në Prishtinë. Unë kam prejardhje nga Kosova. Familja e mamit "Cani" janë me origjinë nga Kosova (Malësia e Madhe) që janë shpërngulur në Shqipëri me kohë. Fisi Cani është një nga fiset më të vjetra në qytetin e Peqinit, që ka kontribuar për lirinë dhe çështjen shqiptare. I pari i dokumentuar i këtij fisi është Mahmud Cani në vitin 1810 në Dibër. Disa nga patriotët e këtij fisi janë: Ymer Cani (1840), Mustafa Cani (1870), "pjesëmarrës dhe kontribues në ngritjen e flamurit me 26 Nëntor 1912 në Peqin, organizator dhe përkrahës i Luftës së Vlorës. Ramazan Cani (1882-1921), gjyshi i mamit tim, Komandant i Çetës së Peqinit dhe Elbasanit në vitin 1908-1912. Komandant i forcave që morën qytetin në nëntor në vitin 1912 dhe shpallën mëvetësinë e Peqinit dhe ngritjen e flamurit në qytet në 26 Nëntor të vitit 1912, shoqërues dhe sigurues i karvanit të Ismail  Qemalit. Komandant i Fuqisë së Peqinit në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes. Për veprimtarinë e tij patriotike është dekoruar "Dëshmor i Rilindjes Kombëtare", "Qytetar Nderi" i Peqinit, "Mësues i Popullit", dekoruar nga Kongresi Amerikan. Qamil Cani, shoqërues delegate në Kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912. Mal Cani, luftëtar me grupin e e vullnetarëve të Peqinit, vritet në luftën e Vlorës në vitin 1920. Halit Cani, Adem Cani pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare." (Genc Gripshi, Historia e Peqinit, 2014, f. 264). Me shpalljen e pavarësisë të Kosovës në 2008 themelova gazetën "Prishtina Press" si mjet i diplomacisë publike Prishtinë-Neë York-Londër. Prishtina Press ishte shtyp javor i pavarur me 3,000 kopje në anglisht dhe në shqip në Prishtinë, botuar nga 2008-2010. Aktiviteti i gazetës vazhdoi online deri në 2013. Gazeta kishte për qëllim përkrahjen e diplomacisë shqiptaro-amerikane, përhapjen e vlerave kulturore dhe demokratike shqiptaro-amerikane dhe promovimin e artistëve shqiptarë në Neë York dhe vendlindje. Stafi i gazetës ishte gjithëpërfshirës i diasporës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Amerika, Anglia, Franca, Zvicra, dhe Maqedonia.
 F.N.: Kongresi Amerikan ju ka nderuar atë e bijë, Neki dhe Ermira Babamusta për herë të dytë për veprimtarinë e tyre demokratike dhe diplomatike midis dy kombeve shqiptaro-amerikane (2004 & 2013). Cila është lidhja që këni ju me babain tuaj?
 E.B.: Ka qenë nder i veçantë vlerësimi që mora unë "Gruaja Ndërkombëtare Humanitare" dhe babai im "Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë" nga Kongresi Amerikan për punën tonë për demokraci, dipomaci dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Falenderoj Amerikën dhe qeverinë amerikane për punën e tyre të pandarë për paqe, demokraci dhe të drejta. Që  në vitin 1918 Kongresi Amerikan ka mbështetur drejtësinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe kombeve me diplomacinë e hapur të Presidentit Wilson. Po ashtu në 2008 qeveria amerikane mbështeti vetëvendosjen e shtetit të Kosovës dhe vazhdon të përkrahë zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Unë dhe familja ime përkrahim këtë traditë miqësie dhe mirëbesimi midis dy popujve. Kjo miqësi simbolizon punën e përbashkët drejt prosperitetit, lirisë, dinjitetit dhe barazisë për njerëzimin. Vlen të theksohet se Amerika ndjek një politikë të jashtme që bazohet në ideologjinë "të ndihmojmë të tjerët të ndihmojnë vetveten". Kjo është një strategji shumë e fortë me efektivë afatgjate. Për babain kam respektin më të lartë dhe e konsideroj hero, i cili ka rrezikuar jetën të shpëtojë mbi 80 njerëz në Shqipëri nga vëllavrasja dhe bëri pajtimin e gjakrave. Gjatë luftës babi (Neki) me gjyshërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta) kanë strehuar një familje hebre në shtëpinë e tyre në Kavajë. Bashkë me familjen Babamusta (Mehmet, Isuf, Ibrahim, Ragip, Halit Babamusta, etj) kanë shpëtuar jetën e 178 hebrenjëve në 1943. Në 1991 Neki Babamusta dhe dhe kolegët e tij themeluan Shoqatën Patriotike Kombëtare "Bajram Xhani" (1991-2003). Me 15 mars 1992 Shoqata "Bajram Xhani" priti me madhështi Ambasadorin e parë Amerikan në Shqipëri, William Rajerson, me 20,000 pjesëmarrës. Ka përkrahur të persekutuarit politik, loboi për çështjen e Kosovës dhe ndihmoi të strehojë 8,000 shqiptar nga Kosova në Kavajë gjatë luftës. Për lirinë e Kosovës ka luftuar me çetën e tij edhe gjyshi im Ramazan Cani, bashkëpunëtor me Bajram Currit, Isa Boletinit, vëllëzërit Myslim dhe Shyqyri Peza si dhe gjyshi tjetër Beqir Babamusta, i cili u plagos në luftë. Neki Babamusta, ka zhvilluar lëvizjen arsimore në Shqipërinë e Mesme dhe Kosovë, ka mbajtur kumtesa historike në Durrës dhe Tiranë tek Ministria e Arsimit dhe ka kontribuar me materiale historike tek Instituti i Historisë në Tiranë. Ka ngritur 3 kabinete mësimore shembullore historike në shkallë republike, ku mësues vinin të merrnin eksperiencë nga shumë rrethe të Shqiperisë: 1965 gjimnaz, 1968 në Shkollën Fiqiri Kurti, 1973 Shkollën Mehmet Babamusta. Ai është dekoruar me titullin "Mësues për Ndërgjegje të Lartë" për metoda bashkëkohore në mësimdhënie" dhe "Mësues i Merituar" si dhe nga Kongresi Amerikan.
F.N.: Ju jeni shprehur se :"dua të ndjek në hapat e zonjës së parë, Michelle Obama, e cila ka dhënë kontribut të veçantë për komunitetin amerikan, sidomos për të rinjtë dhe familjet e veteranëve". Si i realizuat këto qëllime me iniciativën "Aksioni Për Paqe"?  
E.B.: Zonja e Parë Michelle Obama me të vërtetë më inspiron dhe është një shembull shumë i mirë i gruas. Ka lançuar disa iniciativa për t'i shërbyer rinisë (Let's Move/Le të Lëvizim), familjeve të veteranëve (Joining Forces/Forcat e Bashkuara) dhe edukimit (Reach Higher/Arri më Lart). Në 2013 unë isha pjesë e programit të shërbimit kombëtar të presidentit në Neë York. Po ashtu edhe në vitin 2008 në New York kam qenë pjesë e programit Korpusi Amerikan "AmeriCorps Vista" në shërbim të komunitetit. Në 25 shkurt 2015 u ftova të marr pjesë në festimin e 50 vjetorin e programit, themeluar në vitin 1965 nga Presidenti John F. Kennedy. Fondacioni Aksioni për Paqe (Peace Action Foundion) ishte një iniciativë dhe projekt i imi, në mënyrë vullnetare, që e kam drejtuar për dy vjet që në 2013 në New York. Kjo nismë ishte tribut i ngjarjeve të 11 shtatorit, për të kujtuar dhe vlerësuar veprimet heroike të atyre që luftojnë për lirinë dhe të drejtat tona sot. Qëllimi i organizatës bamirëse ishte i natyrës së aksionit, veprimit dhe shërbimit publik, dhe jo monetar. Pra, të sillnim ndryshim në komunitetin tonë për të krijuar një shoqëri sa më demokratike, të drejtë dhe humanitare duke i shërbyer shoqërisë. Kryesisht projekti ishte i ndarë në  pesë ekipe: (1) Grupi i Paqes, që kishte për synim drejtësi dhe demokraci sidomos për të rinjtë, për t'i fuqizuar ato në shoqëri; (2) Grupi për shëndetësi, i angazhuar për ngritjen e vetëdijes për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe kujdesin mjekësor; (3) Grupi për shpëtimin e kafshëve, për të promovuar kujdesin dhe adoptimin e tyre; (4) grupi i ciklimit, për të promovuar mbrojtjen e zonave naturale, historike dhe kulturore; dhe (5) Grupi në Mbështetje të Heronjve, për të ndihmuar veteranët e luftës dhe familjet e tyre, si dhe të mbijetuarit. I jam mirënjohës të gjithë anëtarëve që vullnetarisht janë përfshirë në këtë projekt dhe kanë dhënë kontributin e tyre për dy vjet që ka qenë në funksion projekti. Përkatësisht falenderoj Drejtuesit e Ekipit (Team Leaders) që kanë dhënë ndihmë humanitare për të rritur rëndësinë e çështjeve sociale dhe përballuar sfidat globale si, Egzon Bunjaku, Drejtues i Ekipit "Cycle for Nature Team/Ciklim për Natyrë" nga Prishtina; Halil Gashi, Drejtues i Ekipit "Health Aëareness Team/Grupi për Shëndetësi" në Gjermani; Michael Moloi, Rachel Bergsieker dhe Katelyn Hughes-Lofton, Drejtues të ekipit "Run for Peace/Vrapo për Paqe" në Sh.B.A., etj. Në vitin 2013 Aksioni për Paqe ka qenë një nga përkrahësit dhe bashkëpunesit e Tour De Culture, që është një aktivitet çiklist jogarues dhe organizohet çdo vit në Kosovë. Tour de Culture është iniciativë e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN- HABITAT, me përkahje nga Ambasada Suedeze. Dy drejtuesit të Aksionit për Paqe në Kosovë, Egzon Bunjaku dhe Halil Gashi morrën pjesë në këtë aktivitet dhe prezantuan projektin humanitar të Aksionit për Paqe. Aktiviteti u zhvilluar në 2013 gjatë Javës Evropiane të Mobilitetit, që pati mbështetje nga 7,000 pjesëmarrës. Për këtë projekt, Aksioni për Paqe bashkëpunoi dhe me organizatën e njohur bamirëse në Neë York, Charity Miles, me themelues Gene Gurkoff, ku pjesëmarrësit në këtë aktivitet, nëpërmjet aplikacionit në smart phone "Charity Miles" mund të përkrahin shoqata bamirëse si Stand Up Against Cancer, Un Foundation, Habitat for Humanity, Wounded Warrior Project, World Food Program, The Michael J Fox Foundation, etj. Për çdo metër të kryer në çiklim korporatat i dhurojnë direkt ndihmë këtyre organizatave jo-fitimrurëse.
F.N.: Në SHBA ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh si e shihni ju këtë komunitet? Po gruan shqiptare në këtë komunitet?
E.B.: Kam bashkëpunuar me komunitetin shqiptar në Miçigan, Nju Jork, Washington DC, Teksas, Connecticut dhe Massachusetts në Sh.B.A si dhe në Londër. Kur kam jetuar në Miçigan bashkë me babain kemi lobuar për çështjen e Kosovës dhe genocidit ndaj shqiptarëve. Më pas çështjen e mbrotjes së drejtave të shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës e vazhdova gjatë punës në Kongresin Amerikan në Washington DC. Në Nju Jork u lidha me komunitetin shqiptar, me organizatën Vatra, Rrënjët Shqiptare, Kosovo Diaspora, Konsullatën e Kosovës, Ministrinë e Diasporës të Kosovës, festivale të filmit shqiptar dhe kemi promovuar diplomacinë, kulturën dhe vlerat shqiptare-amerikane. Këtë vit jam angazhuar me diasporën shqiptare në Angli, Neë York dhe Washington DC për të fuqizuar rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit Shqipëri-Kosovë dhe kordinimin e investimeve të diasporës. Gruaja shqiptare është një faktor i rëndësishëm i diasporës në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, fuqizimin e gruas brenda dhe jashtë vendit. Kam bashkëpunuar me gra intelekualte që kanë dhënë kontribut në arsim, art, kulturë, politikë, biznes, media, dhe në fusha të tjera. Si ndërmjetëse kulturore në Amerikë gratë shqiptare dhe diaspora shqiptare kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të përforcuar rolin e shqiptarëve në sfera të ndryshme. Diaspora dhe gruaja shqiptare janë një forcë e fuqishme që nxisin dhe avancojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim ekonomik, paqe, prosperitet dhe pasuri kulturore për t'i bërë Shqipërinë dhe Kosovën modele suksesi në Evropë dhe botë. Puna e Qeverisë së Shqipërisë, Kosovës, Amerikës, Anglisë dhe Gjermanisë ka forcuar më tej këto përpjekje.
F.N.: Cili mendoni se është imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI?
E.B.: Për të kuptuar sot imazhin e gruas shqiptare të shekullit XXI duhet reflektuar në historinë e imazhit dhe kontributit të gruas shqiptare ndër vite. Edit Durham, e njohur nga shqiptarët si "Kralica e Malësorëve" (Mbretëresha e Malësorëve) në vitin 1908 udhëtoi nëpër Shqipërinë e Veriut. Në librin e saj "Shqipëria e Epërme" shkrimtarja e famshme britanike përshkruan traditat e burrneshave, jetesën e malësorëve dhe mbron çështjen shqiptare në  konfliktet e kohës në  Ballkan (Edit Durham, High Albania, 1909). "Virgëreshat shqiptare" në betimin e tyre për beqari të përjetshme marrin rolin mashkullor dhe zotohen "burrnesha" në mungesë të burrit të shtëpisë ose ndarje nga martesa me mblesëri (Dr. Mark Tirta, Shqiptarja, 16/1/2012). Kjo traditë e virgjëreshave paraqet një dimension fisnik dhe emancipues të shoqërisë shqiptare, ku gratë, sikurse burrat, ishin gati të luftojnë dhe të ruajnë nderin e familjes "për lumturinë e tyre, për lumturinë e familjes dhe për lumturinë e gjithë fisit" (Antonia Young, Standard, 2/7/2014). Betimi i burrneshave, shpeshherë i ndërmarrë vullnetarisht, konsiderohet si një akt pozitiv i mirëpritur, i lavdëruar dhe i respektuar nga shoqëria shqiptare. Virgjëreshat në fillim të shekullit XX paraqesin një imazh pozitiv dhe të fortë të shoqërisë shqiptare, ku gratë: (1) kanë mundësuar një jetë të mirë dhe mirëqenie familjare me punë, (2) kanë forcuar mikpritjen tradicionale në sofrat shqiptare, (3) kanë vendosur paqe duke ruajtur nderin e familjes nga gjakmarrja, (4) kanë ruajtuar pasurinë familjare për familjet pa trashgimtar mashkull, dhe (5) kanë marrë vendime të rëndësishme sikurse kryeplaku familjar duke jetuar një jetë të pavarur. Revista Kanadeze "Chatelaine" i përshkruan burrneshat shqiptare si mjet barazie ku femrat betohen të jetojnë si burra për të fituar të drejta civile dhe për të marrë identitetin social. "Hakije ka lindur femër në një fshat të vogël pranë Kukësit, në rrafshnaltat e Shqipërisë. Ajo ka jetuar gjithmonë si një mashkull, gjë që nuk habit asnjë person në këtë zonë. Në këtë krahinë të izoluar vendasit janë mësuar me këtë traditë të hershme, ku femrat kanë marrë identitetin social të gjinisë tjetër në këmbim të privilegjeve që i përkasin meshkujve: pronësia e tokave, jeta indipendente, puna dhe pirja në lokale. Por Hakija dhe të tjerë si ajo janë fundi i një historie traditash patriarkale 600 vjeçare të gjatë, që po vdes me përballjen me modernizimin. Ka më pak se 20 virgjëresha të betuara, siç njihen ndryshe, të mbetura në vend" (Marion Quillard, Revista Chatelaine, "Gratë që jetojnë si burra," 13/1/2012). Ky realitet gjinor shqiptar theksuar në Veriun e Shqipërisë nuk arrihet të kuptohet mirë nga bota e jashtme dhe keqinterpretohet duke e lidhur gabimisht me tendenca seksuale dhe jo me identitetin social. Toleranca e shoqërisë shqiptare ka lejuar dhe pranuar transformimin gjinor - fenomeni "virgjëreshat e betuara". Kjo tolerancë e shqiptarëve vihet re edhe në harmoninë midis besimeve fetare në vend dhe dëshirën për paqe ndër kombe. Tradita e veçantë e burrneshave filloi të zhduket me ardhjen e modernizimit. Historia botërore moderne e lëvizjes feministe në fund të shekullit XX karakterizohet nga përpjektet që gratë të fitojnë të drejtën e votimit, arsimit dhe punësimit. Shqipëria është ndër të parat që i jep grave të drejtën e votimin në vitin 1920, të njëjtin vit kur në Amerikë iu dha e drejta e votimit për gruan në të gjitha shtetet e Sh.B.A.-së. Në Amerikë e drejta e votimit për gratë filloi në shtetin e Nju Xhersit në vitin 1776 (e cila u hoq në vitin 1807 bashkë me të drejtën e votimit të burrave me ngjyrë), vijuar nga Kentaki në vitin 1837. Ndërkohë  në Angli grave iu dha e drejta e plotë e votimit në vitin 1928, në Francë shumë vite më vonë në 1944 dhe në Itali në 1945. Gratë e para u zgjodhën në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 1945, 6 femra dhe 76 meshkuj. Në periudhën 1970-1991 "përqindja e grave në Kuvend  ishte relativisht e lartë duke u rritur 30%" (INSTAT, Raporti UN Women "Femrat dhe Meshkujt në Shqipëri," 2014, f. 67). Viti 1974 rezulton numrin më të lartë të femrave në përbërjen e Kuvendit të Shqipërisë me 83 femra dhe 167 meshkuj. Në legjislacionet e viteve 1997, 2001 dhe 2005 pjesmarrja e grave në Kuvend ishte konstante mbi 10%, ndërsa në vitin 2013 ka arritur në 18%, me 25 femra dhe 115 meshkuj (Instat, 2014, f. 67). Dr. John Kolsti diskuton progresin e statusit të gruas shqiptare gjatë viteve 1960-80 në librin "Gratë, Shteti dhe Partia në Europën Lindore" (Women, State and Party in Eastern Europe, 1985, f.138-151). Sipas Dr. Kolstit revolucioni kulturor në vitet 1960-të solli në qendër të drejtat e grave në Shqipëri të cilat ishin faktori i mbijetesës së qeverisë dhe kombit shqiptar. Në vitet e pasluftës (1940-50) gratë shqiptare vullnetarisht dolën partizane në grupe, por nuk kishin jetë politike. Revolucioni kulturor (1960-70) në Shqipëri, ndryshe nga e kaluara Otomane ku gratë ishin të shtypura dhe pa të drejtë arsimi, solli ndryshim në qëndrimin e qeverisë shqiptare duke i përfshirë gratë në parti, ministri dhe duke i dhënë rëndësi edukimit dhe emancipimit të tyre. Vitet 70-të theksuan një imazh të ri të gruas shqiptare me modernizimin e vendit dhe zhvillimin e industrisë dhe agrikulturës. Kontributi i gruas në këto vite shihet në forcën punëtore, në qendrat e reja për të transformuar shoqërinë shqiptare drejt shërbimit social, punës jashtë shtëpisë dhe përkujdesit të familjes dhe përhapjen e shkollave edhe nëpër qytete dhe fshatëra. "Në vitin 1978, 47 % e popullatës në shkollat shqiptare ishin femra; 44% e atyre në programe të avancuara ishin gra" (John Kolsti, f. 148). Dr. Kolsti thekson se ndryshe nga Europa Lindore, ku gratë avanconin vetëm në parti, gratë në Shqipëri avancuan në shumë fusha. Emancipimi i grave në Shqipëri në vitet 1973-76 inkuadroi gratë në strukturat politike, në sektorin ekonomik, trajnime në ushtri dhe në ministri (Kolsti, f. 148). Imazhi i gruas shqiptare u zhvillua nga ajo e heroinës në figurë e rëndësishme politike. Në shekullin XXI gratë fitojnë gjithnjë e më shumë të drejta në jetën sociale, ekonomike dhe politike. Në ditët e sotme shteti shqiptar ka bërë reforma drejt integrimit evropian. Sipas raportit të OKB-së "në sektorët e Shëndetësisë dhe Arsimit femrat zenë peshën më të madhe e të punësuarve, përkatësisht 68.2% dhe 72.4%" ndërsa shumica e gjygjtarëve në Gjykatat Administrative në vitin 2013 janë gra, 60%, 10 meshkuj dhe 15 femra (INSTAT, 2014, f. 63). Në misionet diplomatike shumica janë gra në pozitën ministër fuqiplotë (76% femra) dhe sekretar i parë (26 femra, 19 meshkuj), ndërsa 17% ambasadore. Pavarësisht këtyre zhvillimeve dhuna fizike ndaj grave mbetet një sfidë. Raporti i OSBE-së flet për veprimtaritë e organizuara nga qeveria për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe të rinjve për dhunën në familje. "Dhuna në familje vijon të përbëjë një problem të mprehtë social në Shqipëri Qeveria nisi një fushatë ndërgjegjësimi për dhunën në familje dhe punoi për fuqizimin ekonomik të grave, duke krijuar mundësi për formimin profesional dhe punësim. Prezenca zhvilloi një sërë forumesh ndërgjegjësuese për të rinjtë mbi dhunën familjare për zbatimin e kuadrit ligjor përkatës" (Raporti i OSBE-së për Shqipërinë, 2014). Parlamenti i Kosovës me 7 prill 2011 zgjodhi Presidente Atifete Jahjaga, gruaja e parë në Ballkan që mban këtë detyrë të lartë, duke siguruar 80 vota nga 101 deputetët, vijuar nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, zgjedhur në shkurt 2015 me 50.74% të votave. Gjatë vizitës në Japoni në 18-22 mars 2015 Zonja e Parë amerikane Michelle Obama promovoi nismën globale "T'i lëmë vajzat të mësojmë" (Let Girls Learn). Programi me mbikqyrje nga Korpusi i Paqes të Sh.B.A-së, përfshin edhe Shqipërinë ndër 11 vende të tjera dhe ka për synim arsimimin e 62 milion vajzave në botë (Shtëpia e Bardhë, 18 mars 2015). Shqipëria sot ka bërë shumë hapa për të bërë të mundur pranimin e saj si pjesë e Evropës. Shqipëria sot reflekton një shoqëri demokratike, ku gruaja shqiptare gëzon pavarësinë e saj femërore./ATSH
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5